Thursday , April 22 2021

Jo Vetëm Biznes: Bank Credins – Histori suksesi Shqiptarë

Tregu i institucioneve financiare në Shqipëri është relativisht i ri. Megjithatë numri i kompanive të krijuara për të ofruar shërbime financiare është i madh relativisht me numrin e popullsisë. Si ne shumë fusha të tjera, kompani të shumta krijohen me shpresën se do të ecin me sukses, dhe shpejt hasin vështirësi. Një gjë është e sigurt se konkurenca e madhe bën të mundur eleminimin e kompanive që nuk ofrojnë çmimin optimal por edhe shërbim të mire e cila fiton besueshmërinë e klientit.

Në rubrikën tone të përmuajshme: ‘ Jo vëtëm Biznes’ kemi drejtuar disa pyetje një nga bankave, që jo vetëm u krijua me kapital vendas, por u bë lider në tregun vendas dhe po zgjerohet në rajon. Një histori suksesi.

 

Këtu do të gjeni përgjigjet që Zonja Valbona Guri, Drejtore e Departamentit Marketing pranë Bankës Credins, dha me kënaqësi për lexuesit tanë:

  1. Çfarë e ka diferencuar Bankën Credins ndër vite krahasuar me bankat e tjera në Shqipëri në lidhje me shërbimin ndaj klientit?

 

Ajo që na ka diferencuar në vite është se ne e konsiderojmë atë çfarë të tjerët e quajnë klient ne e shohim si MIK dhe partnerë në punën tone.

 

 

 

 

Banka Credins operon prej 17 vitesh në treg dhe sot është një nga bankat më të mëdha në Shqipëri duke u renditur banka e parë në total portofol kredie dhe e dyta në total depozitash. Ajo që na ka diferencuar në vite është se ne e konsiderojmë atë cfarë të tjerët e quajnë klient ne e shohim si MIK dhe partnerë në punën tone. Prandaj ne punojmë shumë që stafi i bankës të ofroj shërbim mjaft profesional. Veçori tjetër është shumëllojshmëria e portofolit të produkteve dhe shërbimeve bankare, duke mbuluar 360 gradë nevojat e çdo klienti individ, biznes apo institucion. Shtrirja gjeografike me 58 degë në të gjithë Shqipërinë, rrjeti i zgjeruar i ATM-ve për depozitim dhe tërheqje dhe POs, na mundëson të jemi pranë klienteve aty ku jetojnë e punojnë. Mbi 950 punonjës janë në shërbim të klientëve çdo ditë, duke ofruar këshillim apo suport për ti mundësuar zgjedhjen e produktit të duhur për nevojat e miqve- klintëve tanë të shumtë. Shumë prej degëve tona janë të hapura dhe ditën e shtunë. Kemi investuar në teknologji, duke lançuar dhe përmirësuar çdo vit aplikacionin Credins Online, i aksesueshëm nga çdo smartphone, tablete apo desktop, duke sjellë bankën në dorën e çdo klienti. Kemi zgjeruar bashkëpunimin me institucione ndërkombëtare duke ofruar kushte dhe paketa lehtësuese për klientët e biznesit. Kemi përmirësuar proçedurat e brendshme duke rritur efiçencën për një shërbim sa më të shpejtë. Sot kredite e individëve apo të bizneseve mikro arrijnë të disbursohen brenda një afati prej 48 orësh. Duke ditur se ne të gjithë jemi unikë në mënyrën tonë, kemi krijuar paketa produktesh specifike për target grupe klinetësh për t’ju ardhur sa më pranë kërkesave të tyre, si dhe kemi mundësuar një politikë marketingu sa më digjitale duke krijuar hapësira për aplikim online të shumë produkteve bankare.

Banka Credins ka bashkëpunuar me institucione të tjera si Posta Shqiptare apo AK invest, për të qënë sa më afër me shërbimet e saj dhe për klientët në zona ku nuk ka degë banke. Së fundmi, kemi lançuar dhe Banken levizëse, nje projekt mjaft inovativ për tregun shqiptar, duke u pozicionuar në shumë zona rurale dhe ofruar shërbimet tona bankare për klientet agro.

Klineti Agro- sigurisht jemi pranë tyre me metoda inovative- Banka Lëvizëse

 

  1. Cili është vizioni i Credins Bank për 5 vitet e ardhshme?

 

‘IT, mbështja e vazhdueshme e Burimeve Njerzore, të jemi sa më pranë bashkëatdhetarëve të tëra këto që të zhvillojmë ekonominë dhe rrisim punësimin’

Vizioni i bankës tonë për vitet e ardhshme është i lidhur me trasformimin e vazhdueshëm të teknologjisë për një bankë sa me digjitale duke investuar në projekte inovative në linjë dhe me tendencat e industrisë bankare kudo në botë,  investime nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme tek burimet njerëzore si një aset mjaft i vyer që kontribon direkt në një shërbim cilësor ndaj klientëve, shtrirja dhe zgjerimi i bankës në zona jashtë territorit të Shqipërisë siç është hapja e bankës në Kosovë për t’ju shërbyer klientëve dhe shqiptarëve në trevat shqipëfolëse, bashkëpunimi i mëtejshëm me institucione ndërkombëtare për projekte ambicioze me kushte favorizuese për klientët dhe të gjitha të konsolidojnë pozicionin si banka lider në tregun shqiptar me kontribut mjaft të madh në zhvillimin e ekonomisë dhe në punësim. Banka Credins ka patur dhe do këtë gjithashtu në fokus një politikë të përgjegjësisë korporative mjaft aktive, duke mbështetur projekte në edukim, shëndetësi, mjedis, inovacion, art dhe kulturë, të cilat të ndikojnë në ulje të varfërisë, urisë, apo dhe përmirësim të kushteve të infrastrukturës shtetërore për një shërbim më të mirë të qytetarëve etj.

 

 

  1. Çfarë këshille mund ti jepni kompanive që i drejtohen bankës tuaj për bashkëpunim?

 

Banka Credins ofron një paketë të plotë produktesh dhe shërbimesh bankare të dizenjuara për t’ju ardhur në ndihmë biznesve për çdo kërkesë apo nevojë që mund të kenë. Çdo biznes, i madh apo i vogël, që operon në çdo skaj të Shqipërisë, mund të adresohet në një nga 58 degët e bankës tonë, ku do gjejë një shërbim të personalizuar dhe staf i cili do e keshillojë për shërbimet më të mira që i përshtaten tipit të çdo biznesi. Përdorimi i shërbimeve bankare është bërë sot një domosdoshmëri duke përmirësuar cilësinë e punës të çdo biznesi, kursyer kohë, minimizuar kostot etj. Bizneset mund të përfitojnë nga lehtësirat që ofron banka, siç është aplikacioni Credins Online, ku çdo biznes mund të shikojë në kohë reale historikun e lëvizjeve në llogaritë e tij, të kryejë transferta bankare në çast brenda dhe jashtë vendit për furnitorët, të kalojë pagat e punonjësve, të paguajë të gjitha faturat utilitare, apo taksat dhe doganat etj. Ky shërbim ofrohet 24/7.

 

‘Mbështesim miqtë / klintët tanë të bejnë tregti ndërkombëtare – faqen e tyre të web-it e pajisim me PO dhe rrisim shitjet e bashkë me to edhe kompaninë’

Gjithashtu, një biznes nëse ka nje faqe web-i mund të aplikojë për shërbimin e -commerce, I cili ndihmon biznesin për të shitur online kudo brenda apo jashtë vendit. Paisja me nje POs mundëson gjithashtu rritjen e shitjeve, duke ju dhënë mundësi klientëve të ndryshëm shqiptarë apo të huaj të paguajnë me kartat bankare. Gjithashtu, përdorimi i produkteve bankare, i jep mundësi biznesit të krijojë një historik marrëdhëniesh me bankën, duke përfituar komisione preferenciale etj. Dhe sigurisht, çdo biznes, i cili ka nevojë të rritet, apo për të rinovuar ambjentet e biznesit, apo të blejë makineri apo paisje të reja, mund të adresohet pranë bankës tonë dhe të aplikojë për një kredi. Banka Credins në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare, ofron kushte lehtësuese për financim dhe mbulim me kolateral.

 

Banka Credins është partnere me çdo biznes, duke ofruar shërbim të personalizuar dhe me objektivin që së bashku do jemi më mirë, do rritemi më shumë.

 

  1. Dhoma Britanike dhe shumë biznese kanë mbështetur iniciativën e bankës Credins për krijimin e bursës shqiptare. Do të ishte interesante të kishim një informacion tuajin mbi punën kolosale të bërë dhe vizionin e Bankës Credins për bursën.
‘Banka Credins është ndër pionerët e parë të zhvillimit të kapitaleve në vend që në 2005 kur themeloi shoqërinë e administrimit të fondeve të pensionit dhe investimeve Credins Invest’

Krijimi i Bursës Shqiptare dhe zhvillimi i tregut të kapitaleve është jo vetëm një projekt ambicioz i filluar para disa vitesh nga Banka Credins dhe përqafuar nga disa institucione të tjera financiare, por edhe një sfidë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Banka Credins është ndër pionerët e parë të zhvillimit të kapitaleve në vend që në 2005 kur themeloi shoqërinë e administrimit të fondeve të pensionit dhe investimeve Credins Invest. Ne 2011, ishim kompania e parë në historinë e financave shqiptare që arritëm të emetojmë me sukses obligacionin e korporatave, një instrument i thjeshtë por i panjohur për financimin e aktivitetit të sipërmarrjeve private. Sot janë 10 korporata shqiptare që kanë emetuar instrumenta të ngjashëm, nën shembullin e suksesshëm të Bankës Credins.

 

]

ALSE, e para bursë me kapital privat, si një nevojë e tregut vendas, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për financimin e biznesit

Në 2014, Banka Credins startoi projektin e krijimit të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, e para bursë me kapital privat, si një nevojë e tregut vendas, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për financimin e biznesit. Përtej pengesave ligjore dhe mungesës së arkitekturës financiare, kemi arritur të marrim liçensën në 2017 dhe prej më shumë se dy vitesh Bursa Shqiptare e Titujve ALSE është aktive në tregtimin e letrave me vlerë të borxhit të Qeverisë (bono dhe obligacione thesari). Mungesa e një institucioni financiar si depozitari qëndror i titujve (e njohur ndryshe si hipoteka e titujve), bëri që aktivizimi i Bursës Shqiptare në funksion të aksioneve dhe obligacioneve të korporatave të shtyhej në kohë. Këtu mori zanafillën edhe institucioni më i ri në tregun financiar, Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG, një ndër institucionet financiare që ka në portofol Banka Credins. ALREG është liçensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Banka e Shqipërisë (BSH) për të ushtruar aktivitetin si depozitar qëndror edhe për titujt e emetuar nga biznesi privat ashtu edhe për transaksionet në vlera monetare (cash). ALREG do jetë krejtësisht funksional në vjeshtën e 2020, duke hapur rrugën për listimin dhe tregtimin e titujve të biznesit në Bursën Shqiptare.

 

Për zhvillimin e Bursës dhe tregut të kapitaleve, nje kontribut të rëndësishme ka dhënë dhe Qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore si dhe donatore të tjerë me miratimin e një pakete të plotë ligjore, e cila mbulon të gjitha shërbimet financiare, tregjet e kapitalit dhe fondet e pensioneve dhe investimeve. Mbështetja e rregullatoreve AMF dhe BSH ka qënë e paçmuar pasi ka nxitur të ecim te sigurt në drejtim të krijimit të besimit në këtë treg financiar të ri. Objektivat afatshkurtra janë hapja e dyerve të bursës kryesisisht për biznesin shqiptar, duke ju dhënë një alternative financimi të pa eksploruar deri më sot. Institucionet financiare me tepricë likuiditeti dhe qytetarët me kursimet e tyre, mund të gjejnë tek investimi në Bursën Shqiptare mundesinë e diversifikimit të portofoleve nëpërmjet investimit në titutjt e emetuar nga biznesi. Përfshirja më e gjerë e aktorëve të sektorit financiar duke filluar nga bankat, kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve dhe investimeve etj, do shpejtojë jo vetëm zhvillimin e tregut të kapitaleve, por do nxisë rritjen ekonomike. Si iniciatore e këtyre projekteve ambicioze, jemi të hapur për të patur bashkë-udhëtar në zhvillimin e tregut të kapitaleve cdo aktor aktiv në sistemin financiar brenda dhe jashtë vendit, i cili ka deshirën për të kontribuar në nismën e Bankës Credins.

 

 

Do të donin të dinim më shumë rreth “leasing”. Ky është një koncept relativisht i ri për tregun shqiptar por më shumë interes për kompanitë të cilat me anë të këtij mekanizmi, menaxhojnë më mirë likuiditetet. Çfarë sugjerimi i jepni kompanive dhe individëve që nëpermjet përdorimit të leasing të përfitojnë sa më shumë.

Esenca e Leasing është të financojë bizneset për teknologji të reja, makineri dhe paisje prodhuese, etj.

Kërkesat formale për një qira financiare janë të përcaktuara nga ligji i qirasë financiare dhe praktikat e juridiksionit në Republikën e Shqipërisë. Leasing, juridikisht i njohur në Shqipëri si “Qira financiare” është një ndër aktivitetet dhe marredhëniet juridike që është zhvilluar me një ritëm të lartë në shumicën e vendeve ne botë, duke përfshirë vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion. Kjo është parë si një mënyrë favorizuese e financimit për këto vende, për stimulimin dhe zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të konsumit familjar.  Aktualisht, në Shqipëri llojet e produkteve të financuara përmes qirasë financiare janë përqëndruar në automjete.

 

Infrastruktura ligjore e zhvillimit të qirasë financiare në Shqipëri ka qenë subjekt i ndryshimeve dhe përmirësimeve të ndryshme, ku për herë të parë u aprovua një ligj, Nr. 9396, datë 12.05.2005 “Për Qiranë Financiare” i cili u rifreskua në 2007 dhe 2008. Në përmbajtjen e tij thuhet se “Qiraja Financiare (leasing) është marëdhënie juridike, referuar të cilës qiradhënësi blen tek furnizuesi, një objekt të zgjedhur nga qiramarrësi, dhe ia jep qiramarrësit për ta përdorur për një periudhë të caktuar, me një çmim të përcaktuar në kontratë, dhe me përfundimin e termave të kontratës, qiramarrësi mund ta blejë objektin, mund të vazhdojë ta përdorë përmes një termi tjetër ose ta kthejë te qiradhënësi”.

 

Një kompani, mund të përfitojë nga avantazhet e leasing në Credins Bank, pasi ka kushte favorizuese:

 

  • Mungesë e kërkesës për kolateral
  • Një procedurë e lehtë aplikimi dhe miratimi
  • Deri ne 90% e financimit të sendit, bankat kërkojnë nga klientët që ata të financojnë një pjese të investimit të tyre me burime financiare.
  • Mungesë e riskut të tjetërsimit të fondit – në leasing fondi shkon direkt te përfitimi i blerjes së sendit pa kaluar nëpërmjet duarve të qiramarrësve. Kjo shmang rrezikun që qiramarrësit të përdorin fondet për qëllime për të cilat nuk është rënë dakord.
  • Pagesa mujore më të ulëta – Pagesat mujore më të ulëta lejojnë menaxhim të lehtë të ndryshimeve të buxhetit. Pagesat mujore gjithashtu përmirësojnë të bërin e buxhetit dhe kapacitetin planifikues në mënyrë që të përmirësohet kontrolli në rrjedhën e parave.
  • Siguron burime shtesë të kapitalit – Leasing nuk zëvendëson ose zvogëlon mundësinë e të përdorurit të parave në dorë apo të kredisë bankare për blerje të tjera. Por shton burime të kapitalit me produkte që maksimalizojnë fleksibilitetin dhe ndihmojnë në përdorimin e teknologjisë bashkëkohore.

 

 

  1. Nga gjetjet tona kemi vënë re që punësimi në bankën Credins është një preferencë për të sapo diplomuarit. Kjo sigurisht vjen nga fakti që banka ka arritur të krijojë atmosferën e duhur për liritë, përgjegjësitë dhe progresin e punonjësve tuaj. Na jepni një pasqyrim të procesit të përzgjedhjes, të përshtatjes, të mbështjetjes që ju i jepni që ata të rriten profesionalisht

Banka Credins është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në treg, por dhe një nga institucionet më të preferuara për të rinjtë e talentuar që aspirojnë për t’ju bashkuar industrisë bankare. Programi “YouAreCredins” I lançuar dy vite më parë, është një nga projektet me interesante, duke u dhënë mundësinë shumë studenteve nga më të mirët, të aplikojnë dhe të përzgjidhen për të qënë pjese e tij. Pas procesit paraprak, studentët e përzgjedhur kalojnë në një fazë disamujore trajnimesh të vazhdueshme nga mentorë vendas dhe të huaj dhe në vijim, ndjekin një praktikë pune në departamentet kryesore të bankës. Më të mirët, punësohen, dhe janë të lumtur që fillojnë karrierën e tyre prefesionale ne Bankën Credins.

Banka Credins I kushton një vëmendje të madhe barazisë gjinore dhe jemi krenarë kur themi që nga 277 drejtues në nivel menaxherial, 81.2% janë drejtuese femra.

Në fokus të departamentit të burimeve njerëzore është trajnimi I vazhdueshëm I stafit, I cili ka patur një rritje cilësore dhe sasiore falë edhe rritjes së buxheteve të alokuara për zhvillimin e punonjësve. Janë zhvilluar në total 49,426 orë trajnimi përgjatë 2019, duke u renditur nga bankat e para në treg për këtë tregues. Janë zhvilluar 485 intervista pune, janë kryer 120 testime paraprake dhe 299 pas testime. Në total janë rekrutuar 132 punonjës, ku rreth 80% janë punësuar në degë.

 

Objektivat kyesore për 2020 do vazhdojnë të jenë investimi i vazhdueshëm tek stafet për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe për një shërbim sa më të mirë ndaj klientëve si dhe vazhdimi i progamit “YouAreCredins” për të rekrutuar talente të reja për t’ju bashkuar familjes Credins.

 

Gusht 2020

Lexo gjithashtu

Tranime te metejshme te Dhomes Britanike

Dhoma Britanike ne Shqiperi konfirmon vazhdimsine e trainimeve te meposhtme. Ftohen te marrin pjese: Manaxher, Punojes, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.