Thursday , April 22 2021

Nga VJ në sipermarrës, ja çfarë e bën të suksesshëm një të ri

Intervisten e sotme e kam pritur me kenaqesi pasi kemi perpara zotin Kristi Kasa i Max Logistics. Ju jeni jo vetem nje biznesmen i sukseshem por mbi te gjitha jeni ne moshe te re dhe me shume ide dhe iniciativa interesante zhvillimi. 

Zoti Krisi, si ka filluar jeta e nje biznesmeni. Ne pergjithesi koncepti i njerzve per jeten e nje biznesmeni eshte ai qe ata kane ne momentin kur ky person eshte i sukseshem, luksi, veshja, makina etj. A qendron ky mit?

Personalisht jam krenar per cdo gje qe kam bere dhe po jua shpjegoje: Puna ime e pare ka qene ne moshen 14 vjec si VJ (virtual jockey) ekzaktesisht ne evente te ndryshme qe organizoheshin tek pallati i kongereseve apo edhe ne vende te tjera.                                   Une kontrolloja ekranet LED apo projektoret qe ishin ne sfond mbrapa te ftuarve. Ishte nje pune sezonale. Une isha ne  klase te 9, po kjo nuk me pengonte qe une te vazhdoja ti ndiqja te dyja. Ishte nje deshire e prinderve te mi qe donin qe une te provoja dicka ndryshe. Deshironin te perballesha ne te ardhmen. Ishte nje eksperienc e bukur dhe aty ishte hera e pare ku une ndjeva kenaqesine e fitimit te te ardhurave, sepse bera nje pune une vete e pa ndikimin e te tjereve.

 

Ishte ky moment, kenaqesia, mendimi qe me pune une mund te arrije e te kem gjithecka, qe kisha arritur ne majen me te lart. Ndjesi shume e bukur. Aty kuptova se cfare do te doja te beja kur te rritesha: te isha nje sipermarres.

 

Kam provuar shume pune te ndryshme, sepse doja te shikoja cfare isha i zoti te beja sa sfida mund te kaloja. Por ne nje moment u angazhova ne nje biznes te familjarve te mi qe eshte transporti nderkombetar i mallrave. Aty fitova nje eksperienc nga ana manaxheriale ne adminstrimin e te gjithe proceseve te kesaj pune. Njekohesisht ndoqa edhe studimet bachelor ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Ekonomise ne degen Adminstrim Biznesi dhe i mbarova mund te themi me sukses. Ishte pikerisht kjo mbeshtetje akademike qe me nevojitej per te realizuar ne baza te forta ate qe kisha enderruar qe i vogel. Kete vit mbarova dhe studimet master shkencor ne degen Marketing. Per mua nderthurja e punes me universitetin ishte dicka shume pozitive pasi me ndihmoi te kuptoja dhe gershetoja te dyja aspektet.

https://www.facebook.com/watch/?v=1721420664613942

Pasi mbarova bachelorin vendosa te hap kompanine time dhe te nisja gjithcka nga zero, ne termin e te ardhurave fizike. Por isha i pajisur dhe i siguruar me nje eksperience qe kisha krijuar gjate ketyre viteve ne shitje dhe administrim. Viti i pare ishte shume i veshtire dhe une blija produkte ne prodhues te medhenj Shqipetar dhe te huaj. I tregtoja ato ne Shqiperi. Ishte shume e veshtire. Bera nje analize dhe vendosa te nderpres tregtimin si ri-shites. Keshtu qe vendosa te fokusohem vetem tek transporti, qe ishte nje nder gjerat qe kisha nisur paralelisht me tregtine. Merrja cdo dite ne telefon biznese, numrat te cilat i gjeneroja nga Qendra Kombetare e Biznesit. Mund te them qe nga 200 telefonata 20 ishin pozitive dhe nga keto vetem 1 mund te me besonte dhe te me jepte mua mundesine  qe une te jepja oferten time per sherbimin e transportit te mallrave te tyre nga vende te bashkimit Europian dhe anasjelltas. Me mori disa muaj dhe volume u rrit e keshtu punesova edhe nje person shtes. Gjate kesaj periudhe kam mesuar shume gjera te reja qe edhe pse kisha vite qe beja kete pune asnjehere nuk e kisha pare nga kendveshtrimi i dretuesit te bizensit, qe ishte presioni i madhe i pergjegjesise.

 

Zoti Kasa ku e shikoni Max Trade Logistic ne dy vitet e ardhshme?

Tani grupit jone eshte me i madhe e kemi punesuar edhe nje WebDesigner. Kemi nje projekt qe po e zhvillojme ne lidhje me logjistiken nderkombetare. Une besoje se eshte nje industri qe nuk ka fund dhe eshte nje nga industrite me te rendesishme per cdo proces te jetes.

 

Une kompanine time pas dy vitesh e shoh si kompanine qe eshte ne rrugen me te mire dhe me te perkushtuar per ti realizuar cdo kerkese qe klienti ka ne lidhje me logjistiken. Dhe ne momentin qe ai te mendoje fjalen transport, te na mendoje ne. Besoj se do ja arrijme qellimit duke qene se jemi te rinj, energjik, dhe besojme ne ate qe bejme. Sepse une mendoj qe celesi eshte qe te besosh ne ate qe do. Edhe sikur te deshtosh nje her apo me shume, nuk ka rendesi. Une kam deshtuar ne shume gjera. Por kam fituar eksperiencen dhe guximin per te ecur perpara. Me kane refuzuar pafundesisht shume, por kam fituar menyren e komunikimit, degjimit me te kujdesshem, te kuptuarit se cfare kerkon vertet klienti dhe menyren se si te flas me klientin. Dhe gjithashtu une mendoj qe nuk ka gje qe nuk behet ne kete bote. Mendoj se te gjithe e kemi nje shanc dhe nuk duhet te ndalojme asnjehere se kerkuari ate.

 

 

Si e shikoni pandemine? Cfare keshille mund te na jepni ne lidhje me reagimin e biznesit ndaj pandemise dhe oportuniteteve?

 

Pandemia mendoj qe eshte nje restart qe i behet botes. Eshte koha dhe oportuniteti qe ne te rinjte te shohim hapsirat qe ne i imagjinojme per shkak te mendimit tone te lire. Shpesh degjoj ‘e ku ka Shiperia hapsira jane zene te tera,’ keshilla ime eshte cdo gje fillon e vogel, pra sado te vogla oportunitietet ne duhet ti marrim e ti rrisim.

 

Tregu dixhital pati nje bum, ashtu si edhe shitjet online. Programuesit, apo te gjithe profesionet qe kishin te benin me informatiken e vendosen perseri ne levizje boten me metoda te reja dhe pune te reja nga shtepia. Mos harroni transporti ishte perseri thelbesore ne kete pjese, duke qene se cdo gje qe ju porosisnit nga shtepia duhet tju vinte me nje lloj transporti deri ne shtepi.

 

Cfare keshille do tju jepni cdo te riu, mbi 18 vjec?Mbi 18 vjec sepse ajo eshte mosha kur mund te marresh pergjegjesi ligjore. Pasi jeta juaj tregon qe duhet te fillojne shume me heret qe ne moshen 13 apo 14 vjec.

Une do te sygjeroja gjithcka qe kam bere vete apo kam mesuar. Pra konkretisht po mendoj realisht te filloj nje universitet te dyte apo nje kurs ne lidhje me programimet apo me informatiken. Eshte nje nga deget qe familja ime me keshilloj ne fund te gjimnazit qe une te ndiqja keto studime, por nuk i degjova sepse bera ate qe doja dhe nuk pendohem. Por them qe tani eshte koha per tju perkushtuar teknologjise sepse eshte industria me e fuqishme e momentit  dhe ka nje treg te gjere mundesish per kedo. Do ti keshilloja te gjithe te rinjte te ndjekin deshiren, pasionin e tyre por nese kane mundesi te ndjekin edhe nje kurs apo shkolle ne lidhje me informatiken do ishte nje plotesim shume i mire per ta, sepse do vije nje dite qe do ju duhet shume kjo dege. Eshte nje industri qe nuk ka fund. Gjithashtu do ti keshilloja qe te mendojne vazhdimisht dhe pa ndallim per mundesi te reja, te provojne cdo gje pa asnje lloj frike. Dhe pastaj te zgjedhin rrugen e tyre me te mire. Mos hyni ne fillim ne nje pune vetem per te fituar para, sepse jam shume i sigurt qe nese eshte vetem ky qellimi juaj atehere ju nuk do mendoni me. Mundohuni te fitoni eksperiencen.  Me ekperience une mendoj se fitohet gjithcka.

 

Ju falenderojme zoti Kasa dhe ju urojme suksese ne punen tuaj.

Lexo gjithashtu

puna nga shtepia dhe lodhja

Ja demi me i madh qe po vihet re nga puna ne distance.

Sipas te dhenave te siguruara nga FT, eshte konfirmuar nje fenomen qe kerkon adresimin urgjent …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.