Saturday , September 18 2021

Pallate shumekateshe? Duhet te ndalohen ndertimet e larta.

Shqiperia eshte ne vrullin e pallateve shumekatshe, si edhe komplekse per shume biznese apo apartamente, nderkohe qe po lejohet pak apo aspak hapsire e gjelbert. Tirana, por edhe shume qytete te tjera ne shqiperi kane aprovuar leje ndertimi per pallate me shume kate. Por ne kete epoke te Covid-19 kush do te deshironte te ishte ne 4 ashensore per 1000 banore?

 

E gjithe bota po kthen syte nga roli qe gradacelat apo ndertimet shumekateshe do te kene ne kete realitet te ri. Financial Times beri nje permbledhje te ketij fenomeni. E famshmja Gardien ne Janar 2021 I dedikoje nje analize te thelle ndertimeve te ketyre ndertesave me leje te firmosura nga Boris Johnson kur ishte Kryetar Bashkie. Por gazeta e famshme eshte shume me kritike ndaj Kryetarit actual I cili, ne vend se ti ndalonte keto leje, vazhdoje te jepte leje te reja.

 

Nje nder ndertimet me te reja ne Londer ne Bishopsgate, eshte 62 kateshe, me qellim e akomodimit te mbi 12000 personave ne zyra te ndryshme. Konkretisht ajo shikon mbi gjithe Londren e shqetesuar vetem nga helikopteret apo aeroplanet qe kalojne aty prane. Nga ana e ndertimit?! Ka shume kritike qe vene ne pikepyetje cilesine.

 

Por ajo qe ne deshirojme te sjellim ne vemendje eshte trendi dhe nevoja por te ndryshuar menyren e te punuarit, jetuarit dhe rrjedhimisht perdorimi I hapsirave te tilla tashme thuajse te pa nevojshme. Ne Londer, Pari, Rome, Milan e shume qytete qendra te biznesit numri I ambjenteve per zyra te vlefshme per tu dhene me qera eshte rritur me 40% nga nje vit me pare. Ky trend vetem se vjen duke e rritur duke sjelle ne vetevete nje krize. Asetet po humbin vleren e tyre dhe rrjedhimisht kjo po jep nje efekt te gjitheanshem. Mendohet qe kjo mund te sjelli nje goditje tek bankat te cilat kane ne portofolin e tyre nje % te lart dedikuar kredive per blerje te shtepive dhe pronave.

 

Tirana ka nje numer te madh ndertimesh disa kateshe te cilat jane tashme te konfirmuara qe jane 30 deri 50% me shume se kerkesa per ambinete te perballueshme banimi. Pervec faktit qe kjo sjell nje bllokim te fondeve, per te gjithe investitoret qe i kane investuar aty, kjo nxjerr ne pah edhe mungesen e vizionit te departamenteve te zhvillimit urban apo te qeveri berjes. Sigurisht qe per situaten ne shqiperi ka te dhena te qarta qe arsyeja kryesore per vrullin e ndertimeve eshte pastrami i parave. Rrjedhimisht edhe numri i ndertimeve te mbetura bosh, pasi nuk ka kerkesen per ate ofert, eshte I madhe panvarsisht renies se kerkeses per shkak te pandemise.

 

Profesori Rees, i nje nder universitetet me te famshme Imperial College ne Londer thekson se: Sigurisht qe te berit te te biznesit te biznesit ne ambientin e zyres ka shume rendesi. Por me rendesi ka fakti qe punojesit takohen me klientet e mundshme dhe krijojne lidhjen qe i sherben biznesit, apo bisedat qe vete punojesit bejne ne pushime. E te gjitha keto mund te arrihen vetem me ambiente te gjera te gjelbra apo ambiente te bollshme ku punojesit mund te pushojne e pine nje kafe. Eshte pikerisht kjo qe I mungon Londres apo cdo metrolopi te rendesishem, thote profesori Rees. Kur kjo i mungon Londres qe ka gati 32 metra katrore gjelberim per person qe banon ne Londer nga ku 17 metra katror jane park i paprekur, imagjinoni se si eshte situata ne Shqiperi? Per ta patur me te prekshme, 60% e siperfaqes ne Londer eshte e lire, pra pa ndertesa. E megjithate perseri ekspertet konstatojne se Londra nuk ka hapsira te mjaftueshme per situaten e krijuar.

 

Dhoma Britanike ne takimin me departamentin e zhvillimit te Bashkise se Londres diskutuan mbi eksperiencen dhe mesimet e nxjerra nga menyra se si eshte zhvilluar qyteti dhe se cfare masash mund te merren edhe ne keto momente per permiresimin e situates.

 

Gjithashtu edhe qytete te tjera ne Europe kane mundesi te ndajne eksperiencen e tyre dhe te sjellin pikerisht me te miren ne kete fushe.  Nderkohe qe te gjithe bien dakort se nuk eshte momenti I kullave te larta apo ndertimeve me perqendrim te lart te banoreve ne te njejtin vend.

27 Janar 2021

Lexo gjithashtu

Artikull nga Presidenti i Dhomes zoti Zenel Hoxha mbi situaten e krijuar ne Shqiperi

Albania’s future depends on giving a voice to those who have lost hope

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.