Thursday , April 22 2021

Regjistroni Përfituesin Përfundimtar të biznesit tuaj, evitoni gjobën

Sipas kërkesave të Ligjit nr. 112/2020 dhe  VKM nr. 1088, datë 24.12.2020 te gjitha subjektet raportuese, duhet të regjistroni pronarin/ët tuaj përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP).

Procedura e regjistrimit do të kryhet elektronikisht nga personi i autorizuar për këtë qëllim nëpërmjet platformës qeveritare e-albania, duke plotësuar formularët e aplikimit dhe bashkëlidhur dokumentet shoqëruese të përcaktuara në Vendim. Formulari i aplikimit duhet te nenshkruhet elektronikisht nga aplikuesi i cili duhet te aplikoje ne portalin e-albania per tu pajisur me nenshkrim elektronik.

Duhet të mbani në konsideratë, se, pronar përfitues është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin tuaj, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25 % ose më tepër, të:

  • aksioneve/kuotave;
  • pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit tuaj;
  • të drejtave të votimit; ose
  • përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti juaj në emër të tij.

Pronësia direkte, është pronësia e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues

 Pronësia indirekte, është pronësia ose kontrolli i ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë, të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në subjektin tuaj.

Ndërkohë, me kontroll, do të kuptohet, kontrolli ose pronësia në një person juridik, trust ose marrëveshje të tjera ligjore.

Në rast se pronësia indirekte ushtrohet me anë të një trust-i, duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues:

  • Krijuesin;
  • kujdestarin/të mirëbesuarin;
  • mbrojtësin, nëse ka, dhe
  • përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar, klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon;
  • ose çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera.

 Në aplikim, duhet të bashkëlidhet dokumentacioni i nevojshëm shoqërues, të tillë si:

  • dokumenti i identifikimit të individit të regjistruar si pronar përfitues dhe ekstrakti i subjektit tuaj;
  • ekstrakti i personit juridik që zotërohet nga individi i regjistruar dhe rezulton ortak/aksion në subjektin tuaj (pronësia indirekte);
  • statuti/aktet e brendshme të shoqërisë;
  • kontrata apo cdo dokument tjetër që vërteton se, individi i regjistruar është pronari përfitues i subjektit tuaj, sipas pronësisë direkte apo indirekte.

Kujdes*, në rast se nuk mund të identifikoni dot individin zotërues të 25 % ose më tepër, duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues, individin që:

  • përcakton vendimet e marra ose
  • Kontrollon në cdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive

*Nëse nuk mund të identifikohet dot as në këtë rast, atëherë duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues, individin që mban pozicionin e drejtuesit/drejtuesve më të lartë.

Në këto dy raste, duhet të ngarkoni gjithashtu:

  1. deklaratën me shkrim e nënshkruar nga përfaqësuesi juaj ligjor, ku të përcaktohen saktësisht hapat e ndërmarra për identifikimin e pronarit përfitues, si dhe arsyet e identifikimit të tij në këtë pozicion
  2. dokumentacionin që vërteton kontrollin/pozicionin drejtues të individit të regjistruar si pronar përfitues në subjektin raportues (sipas rastit).

Aplikimi dhe dokumentet shoqëruese në format elektronik, shqyrtohen brenda dy ditë pune, nga nëpunësit e autorizuar të QKB-së, duke vendosur miratimin ose refuzimin e tij sipas kërkesave të VKM-së, vendimmarrje e cila publikohet në RPP gjithashtu, njoftohet nëpërmjet postës elektronike të deklaruar prej jush.

Burimi: Tatimet.Gov.Al

9 Mars 2021

Per cdo kompani apo individe qe eshte i paqarte apo i nevojitet keshillim, NA KONTAKTONI

 

 

Lexo gjithashtu

puna nga shtepia dhe lodhja

Ja demi me i madh qe po vihet re nga puna ne distance.

Sipas te dhenave te siguruara nga FT, eshte konfirmuar nje fenomen qe kerkon adresimin urgjent …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.