Tuesday , October 26 2021

Amnisti Financiare 2020, Qeveri Shqiptare konfirmon projektin

Dhoma Britanike në Tiranë do të ndjeki nga afër Amistin Fiskale nga Qeveria Shqiptare: detajet e  propozimit, prakticitetin, impaktin dhe mbi të gjitha ndikimin që mund të ketë në mbrojtjen e barazize në treg, pasi ne do të kundërshtonim cdo iniciativë që do të dëmtonte qytetarin dhe biznesin që ka paguar rregullisht të gjithë detyrimet dhe nuk kanë fshehur të ardhurat.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të njohur iniciativën për amnistinë fiskale e shoqëruar nga ajo penale, e cila fillimisht do të kalojë në qeveri dhe në maj do të miratohet nga parlamenti. Zoti Rama tha se kategoritë që përjashtohen nga amnistia do të jenë politikanët, personat që kanë kryer veprimtari kriminale dhe korrupsion, zyrtarët e Policisë, Gjykatave, Prokurorive, por edhe të insitucioneve të tjera të lartë.
Amnistia do të ndahet në tre faza, ku në fazën e parë detyrimi i pagesës do të jetë 5%, në të dytën 7% dhe në të tretën 10%. Për të përfituar nga kjo paketë duhet vetëm një pashaportë shqiptare dhe kjo bëhet kryesisht për emigrantët që kanë nevojën të formalizojnë paranë e formalizuar.
Duke spjeguar hollësi zoti Rama tha se “Amnistia fiskale është e domodoshme pasi për 30 vjet me radhë ne e dimë shumë mirë që në radhë të parë qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar punë nga më të ndryshmet dhe kanë plot kursime që e kanë pasur dhe e kanë ende sot t’i depozitojnë në banka. Duke vazhduar edhe me shumicën dërrmuese në Shqipëri që si rezultati i transformimit të madh ekonomik dhe rrënjës në raportin mes individit dhe sistemit në një ecuri në të përpjetë në vitet ’90 dhe më pas kanë kursime të cilat padiskutim janë të interesuar t’i depozitojmë po ashtu dhe kompanitë që kanë të ardhura dhe të kenë mundësi t’i depozitojnë në banka” tha kryeministri.

Sipas zotit Rama amnistia do të jetë gjithpërfshirëse e të gjithë atyre që jetojnë jashtë vendit dhe këtu dhe që janë në nevojën 30- vjeçare për të formalizuar paranë joformale që kanë në dispozicion.
Por zoti Rama theksoi se “Amnistia ndalon riciklimin e të ardhurave nga aktivitete kriminale dhe të ardhurat nga korrupsioni. Nuk amnistohen! Pra përjashtohen ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale. Po ashtu përjashtohen padiskutim politikanët, zyrtarët e lartë së bashku me rrethin e tyre familjar dhe ata që militojnë në Polici, Gjykatave, Prokurorive apo në radhët e rangjeve të larta dhe administratës. Gjithë të tjerët përfitojnë, do të përfitojnë, kur të miratohet në Kuvend” tha zoti Rama.

Lexo gjithashtu

Artikull nga Presidenti i Dhomes zoti Zenel Hoxha mbi situaten e krijuar ne Shqiperi

Albania’s future depends on giving a voice to those who have lost hope

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.