Tuesday , October 26 2021

Boris Johnson: Bob the Builder i Ri i Britanisë. Deklaron Build Build Build

Strategjia e Kryeministrit Britanik për rindërtimin e Britanisë pas Cov-id : Build Build Build.

8/8/2020

I cilësuar tashme si Bob the builder i Ri, zoti Johnson ka deklaruar se mënyra më e mirë për daljen nga kriza është të Ndërtojnë, Ndërtojnë, Ndërtojnë.  Britanikët  po presin me padurim informacionin mbi vizionin që kryministri ka mbi zhvillimin e fushës së ndertimit si një nga industritë më të rëndësishme për rimëkëmbjen e ekonomise.

 

Ne fund të Korrikur 2020 Kryeministri Britanik ju rikthye edhe një herë temës së tij të parapëqyer të fushatës elektorale, asaj të ndërtimit të Britanisë duke deklaruar £5bn për ndërtime në infrastrukturë dhe godina banimi.

Qeveria do të bejë një reformë të thellë të sistmit të dhënies së lejeve të ndërtimit duke i thjeshtëzuar ato në maksimum.

Ekspertët janë të ndarë në mendimet e tyre mbi efikasitetin e këtyre nismave sepse: Të përshpejtossh vendimmarrjen në ndërtime të mëdhaja do të thotë të heqësh dorë nga disa procese gjithpërfshirëse sic është opinioni i komunitetit, ndikimi në mjedis etj. Por më e rëndësishmja është fakti se vetë procesi i visibilitetit të projekteve deri tek tenderimi i tyre merr vite për tu realizuar sakt. Sigurisht që kjo iniciative ka impakt pozitiv për ndërtimin aty ku shemben objekte egzistuese dhe rindërtohen ato. Pra do të ketë reduktim të burokracive në përgjithësi. Ndërkohë që Shelter, një ndër shoqatat më të fuqishme bamirëse, ka konfirmuar se numri i lejeve të ndërtimit për shtëpi të dhëna nga 2011 deri në 2019 ka qenë më i madhë se nevojat që ka tregu. E megjithatë- theksojnë ata- kompanitë që kanë marrë këto leje nuk kanë ndërtuar as 1/3 e tyre. Pra nqs marrësit e lejeve do ti ndërtonin brenda afateve kohore, Britania nuk do të kishte nevojë për masa të reja.

Mendimi ynë është se modeli i Britanisë nuk mund të kopjohet e implementohet në Shqipëri pasi këtu ka mbi ndërtim – pra kërkesa për banesa është me e ulëet se oferta. Prandaj Shqipëria duhet të përqëndrohet në prodhimtari dhe mekanizma që sjellin valutën në vend.

Dhoma fton kompani shqiptare të interesuara të investojnë në ndërtim në Britani, të na kontaktojnë në info@abcci.com.

Lexo gjithashtu

Artikull nga Presidenti i Dhomes zoti Zenel Hoxha mbi situaten e krijuar ne Shqiperi

Albania’s future depends on giving a voice to those who have lost hope

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.