Të nderuar miq të Dhomës Britanike,
Fillimisht ju urojmë të jeni sa më mirë!
Për të parandaluar përhapjen e virusit, Qeveria Shqiptare ka marrë një sërë masash të cilat ndikojnë në jetën e përditshme, rrjedhimisht edhe në mbarëvajtjen e biznesit.
Këtu mund të gjeni të përmbledhura disa nga masat e updatuara nga Qeveria Shqiptare. Për informacion më të përditësuar dhe këshillim më të detajuar na kontaktoni në emailin tonë zyrtar info@abcci.com:
- Limiti i lëvizjeve të këmbësorëve vetëm me leje të personalizuar që duhet të merret në plaftormën e-albania ose duke dërguar një mesazh në numrin 55155; Lëvizja e makinave është e ndaluar dhe lejohen vetëm ato me autorizimin përkatës ; ndalimi i plotë i lëvizjeve urbane,interurbane ; ndalimi i fluturimeve me Italinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën dhe Hungarinë përveç Turqisë.
- Mbyllja e kufinjve me shtetet fqinje : Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Mali i Zi dhe Greqinë përveç për qëllim shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve thelbësore.
- Mbyllje të çdo aktiviteti ekonomik përveç shërbimve jetike si pikat ushqimore, farmacive, produkteve elektronike dhe elektrike,lëndëve drusore, prodhimeve ushqimore dhe bizneseve që punojnë me porosi online ; mbyllja e çdo sistemi arsimor deri në një njoftim të dytë.
- Shtyrja e pagesave të kredive ( pa kamatë-vonesë) të bizneseve deri ne 31 Maj 2020; Shtyrja e pagesave të qirave të aktiviteteve ekonomike të mbyllura gjatë pandemisë në një moment të dytë.
- Pas datës 19 Mars 2020, qeveria shqiptare publikoi planin financiar për të menaxhuar situatën pandemike ku mund të përmendim:Investimi me 2.5 miliardë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë ; 10 miliardë lekë të gjitha aktiviteteve që nuk mund t’ju paguajnë pagat punonjësve ; Falja e kamatë- vonesa të konsumatorëve ( familjeve ose bizneve të vogla ) deri në 1.5 miliardë lekë ; ri-skedulimi i tatimit mbi të ardhurat për bizneset që kanë 2-14 milionë lekë xhiro vjetore që nga gjysma e vitit 2020 ; shtyrja e afatit të deklarimit të bilancit online ose fizik të bizneseve përkatëse në QKB ( Qendrën Kombëtare të Biznesit) deri në 1 Qershor 2020.