Thursday , February 20 2020

Deklarate Per Shtyp mbi Referendumin Brexit 23/06/2016

FeatureC_220x220DEKLARATE PER SHTYP

Per Rezultatin E Referendumit Ne Britani I Quajtur

Brexit Ne 23 Qershor 2016

 

Ashtu sikurse tashme eshte bere e qarte rezultatet e referendumit per Bashkimin Europian doli me vendimin qe Mbreteria e Bashkuar te largohet nga Bashkimi Europian.

 

Dhoma Britanike ne Shqiperi shpreh keqardhjen qe rezultati i referendumit eshte per te mos qene me pjese e Bashkimit Europian pasi ne besojme se interestat e Britanise do te perfaqesoheshin me mire ne kornizen eurpiane. Megjithate ne respektojme procesin demokratik qe solli kete vendim.

 

Dhoma dhe antaret e saj mbeten te dedikuar ndaj mbeshtetjes per zhvillimin e tregtise midis te dy vendeve. Rezultati eshte keqkuptuar nga disa si mbyllje e deres per zhvillimin e mardhenieve tregtare midis Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar. Une deshiroje tju siguroje se kjo nuk eshte aspak e vertet. Perkundrasi ne e konsiderojme qe puna vazhdon ‘ si zakonisht’. Pasojat kontrete te ketij vendimi jane akoma te paditura. Ne do te vazhdojme te kerkojme dhe gjeme mundesi ku produktet shqiptare mund te futen ne tregjet britanike dhe do te inkurajojme kompanite Britanike te marrin Shqiperine ne konsiderate si nje vend per te investuar. Perkundrazi ne situaten aktuale nje perpjekje e mire prezantuar, interesante dhe e kompletuar nga ana e Qeverise Shqiptare mund te terhiqte shume vemendjen e investitoreve Britanik. Programet tona ne fushen e arsimimit vazhdojne, ashtu sikurse edhe programi per zhvillimin e kapaciteve manaxhuese. Rrjedhimisht deshiroje te siguroj antaret tane dhe kompanite qe bashkepunojne me ne se, si gjithmone, do te promovojme mardheniet tregtare midis Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkaur panvarsisht nga rezultati i 23Qershorit 2016.

 

Zenel Hoxha

President i ABCCI

24 Qershor 2016

Lexo gjithashtu

Export produktet tuaja ne Britanine e Madhe

Eksportoni ne Britanine e Madhe

Dhoma Britanike ne planifikim e saj te 2020 – 2025 ka aprovuar platformen mbeshtetese per …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.