Friday , October 18 2019

Dhoma e Tregetise dhe Indrustrise Shqiperi dhe Britani e madhe ben thirrje per mbeshtetje per zonat e permbytura

Dhoma Britanike ofron 1500 sterlina per familjet e permbytura dhe ka nisur fushate sensibilizuese per mbledhje ndihmash.
Dhoma Shqiptare Britanike e Tregtise dhe Industrise po ndjek me shqetesim situaten e krijuar ne shume rrethe te vendit si pasoje e permbytjeve. Ajo ka vendosur te kontribuoje direkt tek ata qe jane prekur me rende shumen fillestare prej 1500 Sterlinash.
Kjo Dhome u apelon te gjithe anetareve, partnereve dhe bashkepunetoreve te vet, per te kontribuar ne keto dite vertete te veshtira per qindra femije, te moshuar dhe familje ne nevoje.   Te njejtin apel Dhoma e Shqiptare Britanike ua drejton te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe ne diaspore, per t’ju gjendur prane vellezerve dhe motrave te tyre ne Shqiperi qe jane prekur nga kjo fatkeqesi natyrore.
Nderkaq, stafi i kesaj Dhome, ne Seline e saj ne Londer, ka filluar sensibilizimin e qytetareve dhe bizneseve britanike, si dhe te komunitetit shqiptar qe jeton kudo ne Mbreterine e Bashkuar per te dhene edhe ata kontributin e tyre.
Dhoma e Tregtise Shqiperi Britani e Madhe ka filluar te organizoje procesin e celjes se llogarive bankare te dedikuara vetem per mbeshtejen e te prekurve nga kjo fatkeqesi natyrore ne Londer dhe ne Tirane.

Lexo gjithashtu

Gjithecka mbi ilacet, takim ne Angli me 6-7 Tetor 2019

Per te gjithe profesionistet e fushes se farmaceutikes dhe mjeksise,       Ky aktivitet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.