Ushqimet dhe produkte te veshjeve kaq te nevojshme ne momentet e krizave sic ishte edhe situata pas termetit te Nentorit 2019. Po cfare thone kompanite per mundesine e dhurimit te tyre dhe vazhdimsine e mundesise se dhurimit? ( Lini komentet tuaja me posht)
Dhoma Britanike e Tregtise zhvillon konsultime te rregullta me kompani per te identifikuar hapsira ku ligjet kane nevoje per permiresim ne menyre qe te lehtesoje te berit biznese dhe te mbrohet sa me shume biznesi i ndershem.
Ne situaten e krijuar pas termetit te Nentorit 2019 si edhe me termetet e vazhdueshme dhe pasigurine e krijuar, shume kompani dhe individe na kane kontaktuar per te pare mundesine me te mire se si te ndihmojne te prekurit nga termeti. Dhoma zhvilloje disa takime ne terren si edhe takime informuese dhe sensibilizoje shume kompani nderkombetare. Gjithashtu ne takime tona ne identifikuam nder te tjera nje ngerc te legjislacionit Shqiptare, ndryshimi dhe pershtatja e te cilit, do te sillte nje sere perfitimesh ne ekonomine shqiptare.
Behet fjale per mundesine e dhurimit te produkteve ushqimore te grosisteve te medhenj se sa groposjen e tyre.
Ne paranteze do tju sjellim nje shembull nga Britania e Madhe.
Ne Britanine e Madhe dhe ne Bashkimin Europian disa ushqime jane me TVSH zero, dhe disa kane TVSH perkatese kjo ne baze te procesimit apo jo te tyre. Rrjedhimisht shume prej dhurimeve qe jane fruta, perime etj nuk do te kishin nevoje per rimbursim te TVSH nga shteti. Disa ushqime qe kane TVSh si biskota, produkte te koservuara etj qeverite kane legjislacione qe mbeshtesin kompanite ne dhurimet e tyre duke ja njohur TVSH si rimbursim por edhe duke ju dhene edhe nje % te kostos te produktit mbrapsht, ka nje sere rregullash se si keto kosto percaktohen. Keto jane tregues te fuqise qe keto shtete kane si edhe te pergjegjesise te tyre sociale.
Nderkohe ne Shqiperi kompanite te cilat deshirojne te dhurojne produktet qe jane me TVSH si ushqime te amballazhuara etj, shteti nuk ja njeh TVSH per efekt te kompesimit. Sigurisht qe as nuk behet fjale per kompesim te kostos se produktit. Gjithashtu shume kompani nje pjese te produkteve te tyre, qe sapo kane kaluar daten e skadimit, jane te detyruar ti asgjesojne. Asgjesimi eshte proces qe i mundeson kompanine te marri TVSH mbrasht. Nderkohe qe asgjesimi, apo groposja e tyre gjithashtu sjell nje ndotje te ambientit. Kompanite ne pergjithesi bejne fushata promocionale per nxitjen e shitjeve dite perpara skadimit. Pikerisht ky eshte edhe momenti kur ata marrin ne konsiderate edhe mundesine e dhurimit ne qofte se ligji do ti perkrahte si ne vendet e Bashkimit Europian.
Dhoma Britanike deshiron qe te marri opinionin e sa me shume kompanive dhe eksperteve mbi mundesine e pershtatjes sa me te shpejt te legjislacionit Shqiptare, pikerisht ndryshimit te nenit 4, nenit 32, nenit 68 dhe nenit 69 te ligjit qe percaktojne te drejten apo jo te rimbursimit/ zbritshmerise se TVSH per keto produkte.
Deshirojme te sqarojme se mbeshtetja e dhurimit eshte ne funksion te minimizimit te vezhtiresive te shkaktura nga krizat qe vendi kalon ne momente te caktuara. Keto dhurime nuk duhet te zevendesojne detyrimin ligjor qe cdo qeveri ka per te rritur mireqenien dhe eleminimin e varferise. Gjithashtu keto mekanizma mundesojne bizneset qe te ndihmojne sadopak komunitetin ku veprojne dhe marketojne aspektin e tyre social. Kerkohet nje miremanaxhim i grumbullimit te ketyre ndihmave nga shoqata nderkombetare te provuara ne fushen e manaxhimit te krizave si Kryqi i Kuq, Food Bank etj per te ruajtur dinjitetin e marresit te ketyre ndihmave si nje element shume i rendesishem qe shoqeria te eci perpara.