Tuesday , July 14 2020

Editorial: Industria e Turizmit dhe ndryshimet qe duhet te ndermarri vete ky sektor

Editorial: Industria e Turizmit dhe ndryshimet qe duhet te ndermarri vete ky sektor

Dhoma Britanike ka sygjeruar një sërë masash që qeveria shqiptare duhet të ndermerrte për të limituar efektin e pandemisë në sektorin e Turizmit që punëson kontigjentin me të gjerë të punonjësve, në qoftë se do te llogarisim si të vetë-punësuarit por edhe sherbimet mbështetëse që e mbajnë këtë sektor në këmbë. Përgjate pandemisë çdo gjë që kishte të bënte me turizmin është ndikuar, me ambinetin si të vetmin element që nuk eshte ndikuar negativisht por përkundrazi. Tashmë dihet që qytete si Roma, Venecia, Londra etj kanë pasur një volum minimal të dhomave të zëna në limitet e 6% deri në 10%. Ndrëkohë që në të gjithë botën rreth 50 milion vende pune, të fushës se turizmit, do te rrezikohen. Hotelerite ne vende te ndryshme jane perkrahur me masa si heqja e taksave vendore, apo subvencione. Te gjtihe jane masa te perkohshme she sigurisht qe kane ndikimin e tyre pozitiv, por sa kohe do te mund ta mbajne sektorin ne kemb, artificialisht?

 

Statistikat e fundit : anullime prenotimesh, anullimi aktivitetesh e anullime fluturimesh flasin qartë që kjo pandemi do te marrë nga 8 deri në 18 muaj, në mos më shumë akoma per tu rikthyer siguria dhe aktivizimi I ketij sektori.

Prandaj nevojitet ndërgjegjesimi sa me i shpejt i shoqerisë për keto efekte. Për këtë qëllim Dhoma Britanike ka qene e pranishme në mediat vizive me intervista ne datën 3 Prill 2020 ne televizionin Syri TV si edhe ne 25 Maj 2020 ne televizionin Scan TV  .  Në të njëjtën mënyrë, përveç ndërgjegjësimit, kërkohet gjithashtu edhe përshtatja sa me e shpejtë e proceseve të punës në platforma që mundësojnë sa më mirë distancimin social dhe ruajtjen e jetëve. Kjo do te sjellë nje rritje te volumit te punës për kompanitë në fushën e Informatikës dhe Inteligjences Artificiale. Dhoma gjithashtu ka organizuar seminare online per ti ardhur ne ndihme kompanive ne procesin e pershtatjes se tyre.

 

Sigurisht që Hoteleria është sektori me i goditur, prandaj këto biznese duhet te marrin masat e tyre sa me shpejtë të jetë e mundur, duke e marre vetë në dorë fatin e tyre. Rruga do të jetë e gjatë por gjithmonë fillon me nje hap. Menaxherët e Hoteleve duhet te dizenjojne dhe implementojne plane per te mbijetuar duke 1) ulur kostot, 2) ndertimin e një sistemi të fortë të rregullt, 3) krijimi i sistemit virtual në përgjigje të kërkesave të klientëve, si edhe 4) gërshetimi i sukseshëm i turizmit lokal me atë global.

Të gjithë hapat e mësipërm kanë disa protokolle, që Dhoma Britanike i ka të përgatitur dhe jane te vlefshëm për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ti marrin në konsideratë dhe ti implementojnë. Në bazë të të gjithë protokolleve është ruajtja e jetës së klientëve dhe punonjësve. Prandaj sistemet e avancuara të higjenës, sistem strikt i mbajtjes te te dhenave dhe raportimi si edhe pse jo ulja e volumit të klientëve dhe fuqisë punonjëse perkatesisht, kurdo që të mundeni me shërbime online, janë rruga e së ardhmes.

 

Studimet tregojnë se në bote ka mbi 50 lloje te ndryshme të viruseve të derivuara nga SARS dhe që akoma nuk ju dihet impakti, pasi  janë gjetur në lakuriqët e natës. Prandaj bizneset duhet të përgatiten për ta organizuar punën e tyre në sistem të përhershëm të kujdesit ndaj jetës së njeriut. Vetëm në këtë mënyrë, industritë do ta përballojnë më lehtësisht çdo pandemi në të ardhmen dhe  të reduktojnë humbjet. Pasi e gjithë kjo pandemi ka treguar shumë qartë se sa shume jemi te lidhur, të ndërvarur dhe të ndikuar nga njëri tjetri.

 

Lexo gjithashtu

Ekspozita dedikuar Hotelerise 8-9 Shtator 2020

HOTELERIA 8-9 SHTATOR 2020 Eventi me i rendesishem per Hotelerine ne Londer! Pandemia ne te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.