Thursday , April 22 2021

Editorial, Shtator 2020 – Turizmi ne tre vitet e ardhshme

Fundi i pandemise, dhe industria e turismit

Shoqeria jone, si ajo e biznesit por ne pergjithesi shoqeria njerzore, ka përjetuar shumë ndryshime për shkak të pandemisë. Për të rikthyer normalitetin shëndetësor, shoqërisë në vendet më të zhvilluara, do të duhet që ose shumica ta kenë kaluar tashmë Cov-id gjë e cila mendohet se do të arrihet diku nga fundi i 2021, ose një vaksinë funksionale të jetë shpikur, kjo mendohet të arrihet ne tre mujorin e parë te 2021.

Për sa i përket normalitetit të biznesit, pandemia është kriza më e madhe që disa sektorë po kalojnë në këto 100 vite. Një nga industritë më të goditura ka qënë ajo e prodhimit të makinave si ato me naftë apo benzin por edhe ato elektriket me ulje deri në 45% të prodhimit. Një analizë e thellë në ndryshimin e mentalitetit por edhe të stilit të jetesës sjell në vemendje faktin se jetesa po bëhet shumë lokale dhe rrjedhimisht edhe menyrat e transportimit apo lëvizjeve do te ndryshojnë shumë. Psh është vënë re nje ulje drastike në përdorimin e makinave personale në Europë por jo në Amerikën e Veriut. Kina gjithashtu do të ketë përdorim më të madh të trasportiti publik dhe limitim të makinave personale.

Gjithashtu po të shikohet me vëmendje sektori i shërbimeve sektor si ato te pronave të paluajtshme, udhëtimi, vesh-mbadhjet apo pajisjet për industrinë e rënd janë ndër më të gotiturat. Kompanitë në fusha të tilla si telekomunikimi janë relativisht në të njëjtën ecuri pasi ndërkohë që mund të kenë humbje në një aspekt kanë fitime në aspekte të tjera.

Gjithë këto ndryshime e shqetësime kanë bërë që drejtuesit e kompanive të mendojnë për se si të përshtasin punën në një normalitet të ri. Dhoma Britanike ka filluar, nga Prilli 2020, me serinë e bashkëbisedimeve online si edhe trainimve. Ne mendojmë se e ardhmja është shumë dixhitale.

Dhoma Britanike thekson mundësinë që Shqipëria ka, në rast se do të përgatisi paketa aktrative investimesh, për të fasilituar ‘Bleisure’- atë që sot quhet turizmi i ri ku kufijtë midis pushimeve dhe biznesit janë tashmë të përzier.

Nga njëra anë kemi industrinë e turizmit që nuk mund të bëjë asnjë aktivitet të rendesishëm dhe të gjenerojë të ardhura nga ana tjetër kemi persona që janë të gatshëm të punojnë nga destinacione – pushimi- por kompanitë, nën klauzolën e detyrimit për kujdesin ndaj punojësit nuk e aprovojnë këtë. Në vetë vete kjo do të ishte një zgjidhje për krizën që po kalon turizmi. Konretisht trendi i të punuarit në distancë, ka sfumuar përgjithëmonë kufijtë e udhëtimit për punë dhe udhëtimit për pushime. Pse jo kjo mund të jetë një mundesi e madhe për turzmin në Shqipëri. Shqipëria nuk mund të këtë turizëm masiv apo të korporatave si Turqia, Greqia apo Italia e rrjedhimisht mund të përfitojë nga mundësia e vendosjes së kompanive të mesme e të vogla me qendër këtu ku drejtuesit e tyre shijojnë bredetin / apo malin/ dhe punojnë në të njëtjën kohë. Masa që qeveria po merr për taksën për biznesin e vogël por edhe propozimet e opozites për një taks të shesht konkuruese janë shumë atraktive nëse shoqërohen me elemente të tjera mbështetës për ardhjen e kompanive.

 

Udhëtimi në nivelet ndërkombëtare ka pësuar rënie të madhe. Statistikisht shikohet që Shoqata Ndërkombetare e Aviacionit mendon se udhetimet e largëta dhe të korporatave do tju duhet deri më 2024 për tu kthyer në nivelet e 2019.

Fatmirësisht Shqipëria nuk ka patur ndonjë përfitim nga ky grup udhëtarësh. Është pikërisht udhëtimi lokal apo me distanca të shkurtëra që do të marri përparësi. Pikërisht ky është edhe lloji i vizitorëve në Shqipëri, prandaj ne mendojmë se vera e 2021 do të shohi një rikuperim në masën mbi 80% të turizmit në shqiperi, gjithmonë në se politikbërja është në mbështetje.

Për më tepër Shqipëria mund të përfitojë nga një politikë e kujdesshme dhe liberale e mos mbylljes në këtë faze të dytë të pamdemisë. Ne nje analizë të bërë nga McKenzy shikohet se si llogaritjet e fitimit nga turizmi lokal në krahasim me turizmin nga jasht çojnë në përfundimin se Shqipëra, apo më sakt turizmi në funksion të shtresës së mesme dhe të ulët do të dali me humbje të vogla. Kjo përllogaritet qart,  bazuar në nivelin e ulët të turistëve shqiptarë që dalin nga shqipëria në vit krahasuar ma nivelin e lart të prurjeve. Duke u fokusuar në rajonin tonë që e ka të pamundur për të vajtur në destinacione të tjera, turizmi në Shqipëri ka me shumë shpresa për rikuperim.

Urojmë që biznest Shqiptare të dine të fokusojnë shërbimet e tyre drejt klientelës rajonale sëpaku për 3 vitet e ardhshme.

Në gjetjet tona të vazhdueshme kemi arritur në një set me shtatë hapa që kompanitë mund të ndërmarrin për të siguruar suksesin e veprimtarisë së tyre. Sigurisht që ka biznese të cilat mund tju nevojiten edhe hapa të tjerë më të detajuar. Ajo që nisi si një sygjerim masash, në Prill 2020, tashmë mendojmë se është një domosdoshmëri për të riformatuar biznesin.

Kemi dëgjuar shumë komente interesante për sygjerimin mbi: ndryshimet me teknologjinë të gjeneratës së ardhshme, për përmirësimin si të prodhimit por edhe manaxhimit dhe rekalamimit të kompanise. Shumë kompani kanë investuar dhe tashmë fituar për shka të këtij investimi, turizmi është njëri prj tyre duke rritur manazhimin e brendshëm dhe ulur kostot.

Si edhe Shpejtësia e Veprimit, pra gjëra që zakonisht do të na kishin marrë javë për tu bërë tani duhet të realiyohen brenda një dite, kjo sigurisht që ka kërkuar që vendimmarrja të jetë më e shpejtë duke bërë që drejtuesit të lënë mënjanë gjëra jo të rëndësishme dhe të merren me më urgjentet.

 

Riformatimi i funksionit dhe metodikës së punës. Një nga çështjet më urgjente të diskutuara ka qenë dhe është riadresimi i metodikës, vendodhjes dhe shpërdarjes së punës duke adresuar kështu çështjen e përgjegjesive të shtuara  familjare që kanë në këtë periudhë por edhe duke parë mundësinë e vazhdimsisë në këtë rrugë. Pra sa më shumë punë të delegohen në distancë sesa të kryhen në metodat tradicionale të prezencës në zyrë.

Përshtatja e portofoleve të investimit. Një ndër analizat më të shpejta dhe të thella të zhvilluar në këtë periudhë ka qenë analiza mbi investimet dhe rendimendine deparamenteve të ndryshme. Kompanitë që kanë marrë masa të thella mendohet se do të jenë më të fituarat në fund të pandemisë.

Një ndër ndryshimet më të mëdhaja që janë vërejtur është pozicionimi i kompanive në lidhje me impaktin e tyre në ambient por me vëmendjen tek qëndrushmëria e biznesit gjithashtu. Vihet re që kompanitë po marrin masa afatgjate në lidhje me reduktimin e impaktit ne ambjent, sesa masa afatshkurta dhe momentare. Gjithashtu fondi i Bashkimit Europian për energjinë e gjelbërt kontribuon shumë. Gjithashtu roli rregullator i Qeverisë.

 

Në parim qeveritë janë pjesë e mbështetjes të biznesit me legjislacionin që implementojnë e që siguron jetëgjatësinë e burimeve natyrale.  Prandaj kërkohet një bashkëpunim më i gjerë me qeverinë, kjo siguron identifikimin e ndryshimeve sociale që çojnë në legjislacione të reja.

28 Shtator 2020

Lexo gjithashtu

puna nga shtepia dhe lodhja

Ja demi me i madh qe po vihet re nga puna ne distance.

Sipas te dhenave te siguruara nga FT, eshte konfirmuar nje fenomen qe kerkon adresimin urgjent …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.