Tuesday , July 14 2020

GBX  :  të kujdesesh për biznesin në mënyrë korrekte me sinqeritet dhe seriozitet janë parësore per suksesin.

GBX  :  të kujdeset për biznesi në mënyrë korrekte me sinqeritet dhe seriozitet janë parësore per suksesin.

Intervist me zotin Gentian Doda

Kompania GBX themeluar në vitin 2016 , një risi në tregun shqiptar, nisi  si një bashkëpunim i një biznesi familjar dhe tanimë është shndërruar në një biznes ndërkombëtar.

Shumë afër qëllimit për të arritur në TOP 5  të kategorisë së tyre, kjo kompani zotëron pjesën më të madhe të tregut Shqiptare për produkte industriale si: vegla pune, kancelari dhe artikuj shkollor, hidrosanitare, artikuj ushqimor, goma makinash, elektroshtëpiake, elektrike, konfeksione e tekstile, makineri e pajisje etj. Gjithashtu Tregtim me shumicë, import- eksport i duraluminit dhe produkteve të gatshme dhe gjysmë të gatshme të duraluminit.

 

Në intervistën e kryer Z. Gentian Doda, shprehet se gjatë rrugëtimit të tyre ka hasur shumë vështirësi të tilla si:  Konkurenca e pandershme nga bizneset e tjera, likujditetet të pashlyera nga klientët (biznese blerëse)  ndaj kompanise, pandershmëria politika  dhe e fundit por e jo e parëndësishme – pasiguria sociale. Cdo veshtiresi e hasur eshte shendruar ne nje perpjekje, riformatim dhe permiresim I funksionimit te kompanise ne menyre qe te eleminojne humbjet e mundshme. Kokretisht pandershmeria nga bizneset e tjera qe tregtojne produkte fallco, kompania GBX I eshte pergjigjur me me shume informacion dhe ofrimin e garancise tek klienti per produktet e tyre. Likujditetet e pashlyera, kompania ka ndertuar nje sistem te ri te lidhjes se marveshjeve, kreditimit dhe po shkon drejt franchise me klientet, pika shitje, qe blejne prej tyre. Pandershmerise politike, kompania ne perputhje edhe me strategjine dhe keshillimin e Dhomes Britanike, ka mbajtur nje distance te mire dhe te balancuar ndaj te gjithe botes politike dhe nuk eshte bere preh e ‘fitimeve te castit’. Ne lidhje me pasigurine sociale, kompania veren me shqetesim se te drejtat e njeriut nuk respektohen rendomt nga autoritetet dhe kjo shpesh sepse ata te cilet duhet ti respektojne jane te paret qe nuk I dine rregullat ashtu sic duhet. Kompania GBX ka vene ne zbatim parimin ‘trajto tjetrin ashtu sic do te deshiroje ti te te trajtonin’ gjithashtu mban personelin te updatuar me legjislacionin dhe shpesh e ka ate te afishuar ne ambientet e saj gjithashtu.

 

Pavarësisht vështirësive, Z. Dona shprehet se asgjë nuk është e pamundur për tu arritur, por këshilla e tij shumë  e vlefshme për të gjithë sipërmarrësit e rinj është : ‘ Nëse dëshiron të qëndrosh gjatë në treg, duhet fillimisht të kryesh një analizë tregu dhe gjithmonë të studiosh konkurentët’

 

Si një përmbyllje të intervistës, Z. Dona shprehet se: ‘ Në këtë realitet postkomunist nuk është dosmosdoshmërisht e nevojshme të kesh një mentor për të frymëzuar, pasi eshte edhe e veshtire te gjesh nje te tille, më tepër mendoj se njeriu duhet ti vendosë synim vetes, të kujdeset për biznesin në mënyrë korrekte, gjithashtu sinqeriteti dhe serioziteti janë parësore.  Ndjekja e këtyre rregullave përkthehet në sukses afatgjatë!’

 

Falenderojme Z. Gentian Dona për intervistën e këndshme dhe për këshillat e vlefshme, i urojme sukses të mëtejshme!

Lexo gjithashtu

Ekspozita dedikuar Hotelerise 8-9 Shtator 2020

HOTELERIA 8-9 SHTATOR 2020 Eventi me i rendesishem per Hotelerine ne Londer! Pandemia ne te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.