Thursday , April 22 2021

Gjoba 5.1 Milion Paund për PwC, hetim për KPMG, Deloitte etj dhe adoptimi i Inteligjences Artificiale.

Duke shfletuar një artikull të FT, e dedikuar investimit masiv që po bëjnë në inteligjencen artificiale kompanitë e mëdha të auditimit si KPMG, PwC, Deloitte dhe EY kuptohet shumë shpejt që vendet e përparuara tashmë kanë nën një vëzhgim të kujdesshëm të gjithë kompanitë e mëdha të cilat për vite me rradhë kanë abuzuar me branding dhe shfrytëzuar aftësinë e tyre për të mbuluar gabime pas gabimesh në profesionalizmin e auditimeve.
Pas gjobitjes, TE PERSERITUR, në Gusht të 2017, së PwC me shumën 5.1 Million paund afërsisht 6 milion euro, për gabime në auditim të cilat u zbuluan pasi kompania e auditura falimentojë, si edhe fillimi te hetimit ndaj kompanive KPMG, Deloitte dhe Pwc në lidhje me gabimet në auditimet e BT, Rolls- Royce dhe Mitie, kompanitë e mësipërme kanë marrë masa urgjente për të futur në përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të evitojnë sa më shumë gabimet e mundshme dhe të mos humbasin zotërimin që ato kanë në treg. Konkretisht, artikulli sqaron se si përdorimi i programeve të njohjes dhe identifikimit nëpërmjet figurës, mund të përdoret nga dronë të cilët mund fare lehtë të bëjnë inventarizimet e mallrave dhe magazinave të shumta. Specialistët mendojnë se kjo do të lehtësojë punën e punonjësve të tyre gjithashtu duke u dhënë më hapsirë të përqëndrohen në ceshtje që kanë nevojën e gjykimit njerëzor. Mendohet se me kalimin e kohës këto sisteme do të përmirësohen pasi inteligjenca artificiale do të arrijë të mësojë patterns të shumtë dhe rrjedhimisht do të dallojë transaksione të pazakonta në ecurinë e kompanive. Kompanitë e auditimit po investojnë miliona në teknologji në mënyrë që jo vetëm të analizojnë të dhënat e librave të kreditimit të bankave por edhe të arrijnë të nxjerrin rezultate mbi parashikimet e fitimeve etj.
Duke pare trendin e kësaj industrie pyetjet që linding janë:
Kompanitë e mëdha të auditimit kanë, për shumë vite, fituar kontrata të majme auditimesh të cilat shpesh janë 10 vjecare dhe në përgjithësi të rinovueshme edhe për një 10 vjecar tjetër dhe rrjedhimisht duke rritur papërgjegjshmërinë e tyre, pra nevojiten rregulla të reja për rritjen e konkurueshmërisë në këtë sektor. Po në Shqipëri sa këto kompani mbajnë përgjegjësi për auditimet tyre dhe nuk duhet legjislacioni të parashikojë ndërshkimin e tyre në vend të kompanive të audituara?
Trendi i përdorimit të Inteligjences Artificiale është një trend i cili do të krijojë minimalisht dy tendenca: një që është reduktimi i vendeve të punës për financier e kontabilist dhe rrit nevojën për ekspert të fushës së IT si progamim apo shkenctarë të përpunimit të të dhënave, më shumë në numër se edhe vetë punësimet e google dhe I dyti është fakti që inteligjenca artificiale do të vlerësojë vetëm të dhënat që ‘shikon’ në pamje ndërsa njerëzit janë në gjendje të dallojnë dhe kjo do të cojë në përbledhje jo të sakta të të dhënave dhe nevojën që gabimet të riparohen me ndërhyrje me ‘dore’ – por kush siguron që këto nderhyrje nuk do të jenë edhe të qëllimshme?

Lexo gjithashtu

puna nga shtepia dhe lodhja

Ja demi me i madh qe po vihet re nga puna ne distance.

Sipas te dhenave te siguruara nga FT, eshte konfirmuar nje fenomen qe kerkon adresimin urgjent …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.