Saturday , September 18 2021

Hapet rruga per antarsimin ne Bashkimin Europian

Dritë jeshile nga BE! Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

 

Vetëm dy ditë më parë, Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë rënë dakord njëzëri që të japin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve për Shqipërinë.

Burime nga Ministria e Integrimit Europian theksojnë se, rreth 87% e shqiptarëve shprehen pro hyrjes së vendit tonë në BE. Procesi i integrimit, si prioritet kombëtar i çdo qeverie, ka bërë që Shqipëria të jetë sot më pranë Evropës. Gjithëpërfshirja në këtë proces është themelore për të garantuar më shumë siguri dhe progres për të gjithë qytetarët.

Por cilat janë përfitimet për secilin prej nesh kur Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian?

Janë shumë; ndër to më kryesoret mbeten:

Përfitimet ekonomike:

Qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin mallra dhe kapital nga një vend i BE-së në tjetrin pa ndonjë kufizim apo barrierë. Kjo do të nxisë zhvillimin e ekonomisë dhe do të lehtësojë procedurat burokratike gjatë shkëmbimeve tregtare.

Konsumatorët do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje dhe do të blejnë me çmime më të lira.

Me integrimin në BE, biznesit shqiptar do t’i ofrohen kapacitete të shtuara dhe perspektiva më të mira për të konkurruar në një treg unik me rreth 500 milionë konsumatorë, siç është tregu evropian.

 

Eliminimi i tarifave dhe barrierave do të sjellë reduktimin e kostove tregtare dhe do t’u reduktojë firmave dhe kompanive mundësitë për të patur pozicionin monopol në treg.

 

Do të rritet cilësia e produkteve të konsumit. Do të aplikohen standarde kontrolli të njëjta si për vendet e BE-së.

Me integrimin në BE, barrierat për transferimin e teknologjisë do të eliminohen dhe kjo do të sjellë rritjen e aksesit në sferën e inovacionit dhe prodhimtarisë.

Do të ofrohet perspektivë më e mirë për punësim të shqiptarëve në vendet anëtare.

 

Do të rritet numri i investimeve te huaja

 

Hartimi i politikave për një klimë të mirë biznesi dhe funksionimi eficent i një ekonomie tregu të lirë në një atmosferë të qetë politike do të stimulojnë investimet e huaja në Shqipëri.

 

Përfitimet politike:

Shqipëria do të ketë një demokraci të konsoliduar çka është kusht për të gjitha vendet anëtare.

Si vend anëtar i BE-së, Shqipëria do të jetë më e sigurt dhe do të japë kontributin e saj në zhvillimin e Evropës së Bashkuar.

Shkëmbimet kulturore do të rrisin mundësitë për krijimin e një shoqërie të hapur, me standarde dhe me shumëllojshmëri modelesh.

 

Përfitime sociale:

Si çdo vend anëtar që adapton politikat e BE-së në çështjet ekonomike, sociale, luftën kundër krimit të organizuar, drogës, emigracionit ilegal, edhe në Shqipëri do të ketë një rritje të përgjithshme të standardeve të jetesës.

 

Do të ketë shërbim shëndetësor të standardeve evropiane.

Siguria në punë do të jetë me të njëjtat standarde si në vendet e tjera të BE-së.

Shqipëria do të vihet para detyrimit të shtuar për respektim rigoroz të respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.

 

Do të përmirësohen standardet mjedisore.

Anëtarësimi në BE, do të krijojë premisa për politika të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, ku elementët mjedisore do të jenë pjesë e politikave të zhvillimit të vendit. Duke përshtatur standardet mjedisore të BE-së, Shqipëria do të jetë në gjendje të mbrojë mjedisin e saj.

 

Do të rritet cilësia në arsimim. Bashkimi Evropian ka ndihmuar tashmë vendet kandidate potenciale si Shqipëria në përmirësimin e sistemit të edukimit, përmes programit CARDS dhe kohët e fundit përmes programeve TEMPUS.

Anëtarësimi në BE do t’i lejojë Shqipërisë të shfrytëzojë programet e tjera të edukimit që aplikon BE –ja, si “Socrates”, “Leonardo da Vinci” dhe “Youth”.

 

Do të rriten potencialet për një shfrytëzim më efikas të burimeve energjitike dhe natyrore.

 

Për çdo paqartësi që mund të keni mund të na kontaktoni lehtësisht në info@abcci.com

Lexo gjithashtu

Artikull nga Presidenti i Dhomes zoti Zenel Hoxha mbi situaten e krijuar ne Shqiperi

Albania’s future depends on giving a voice to those who have lost hope

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.