Thursday , August 6 2020

Ndertimi? Ja cfare duket te keni parasysh qe te jeni te sukseshem- flet kompania antare Arifaj Shpk

Kemi përzgjedhur të sjellim në vëmendjen tuaj arritjet dhe sygjerimet e një nga kompanive anëtare dhe shume aktive të Dhomës Britanike, Arifaj Shpk.

Arifaj SHpk u themelua në fillim të vitit 1997. U krijua nga nje bashkepunim midis miqsh por edhe biznesmenë ambicioz , zotit Skënder Bokçiu dhe zotit Hajredin Ukperaj. Ata vendosen një kapital fillestar prej 100.000 lekë.

 

Gjate ketyre viteve kompania është përfshirë në një larmi shërbimesh dhe punimesh në fushën e ndërtimit si: Prodhim tregtim materiale ndërtimi të çdo lloji ,projektime ne fushën e ndërtimit, ndërtime civile por edhe infrastrukturës ,rikonstruksione, punime komunale,shërbime, ndërtime hidroteknike, kanalizime, ujësjellësa, elektrike, infrastrukturë  e sistemime etj. Kompania ka treguar një kujdes të veçantë për inertet duke pasur pikën e saj të grumbullimit e transportimit të mbetjeve inerte. Arifaj Shpk imlementon standartet më të mira në ruajtjen e ambientit pasi edhe motoja e tyrë është : Vetëm këtë planet kemi.

 

Patem kenaqesinë të marrim mendimet e një nga drejtuesit kryesor te kompanisë zotit Shaqir Bela i cili shprehet se: gjatë rrugëtimit të tyre kompania shpesh ka hasur shumë vështirësi. Një ndër vështirësitë që e ndiejne të gjithë kompanitë e reja është vlerësimi i pozicionit të konkuruesshmërisë. Mendoj- shprehet ai- se shpesh herë kompanitë gjenden përpara dilemës së uljes së çmimit me qëllim marrjen e kontratës. Por ato duhet të kenë guxim dhe të vleresojnë me realizëm hapsirën e vërtetë që kanë, se në të kundërt do të përfundojnë me kontrata por pa fitime dhe përse jo deri në humbje. Pasojat e vlerësimit të saktë nuk janë vetëm në interes e një kompanie, mendoni sikur të kesh gjithmonë kompani që pa studime të bazuara të ulin cmimet – kjo shkakton çrregullim të tregut deri në prishje ekulibrash shumë të rëndësishëm për sigurinë- konfirmon zoti Bela.

 

 

Një problem tjetër që drejtori I Arifaj Shpk sjell në vëmendje të gjithë ndërtueseve të rinj të gatshëm për tu hedhur në treg dhe konkurues është: vonesa në pagesa për punët e kryera nga klientët shtetërorë por edhe nga ata privatë. Problematika qëndron në faktin se ky po bëhet një fenomen për të gjithë qeveritë dhe rrjedhimisht edhe private mundohen të ndjekin këtë tendencë. Për kompanitë e ndërtimit kjo do të thotë një kapital i hedhur në projekt dhe mungesë e madhe e  likuiditetit. Ndërkohë që taksat dhe tatimet duhen paguar për një pune për të cilën akoma nuk je paguar. Për në përgjithësi do të thoja që adminstrata publike duhet të ndëshkohet më shumë në raste të moszbatimit të pagesave kjo në propocion me ndëshkimin që ne marrim përsipër në rast të mos realizimit të punës. Gjtihashtu kjo çështje gjen zgjidhje në sistemin gjygjësor të cilin e kemi shumë problematik. Në qoftë se do të funksiononte siç duhet edhe ne apo të gjithë ndërtuesit do ta kishin punë më të lehtë – konfirmon zoti Bela.

 

Kompania Arifaj dëshiron të sjellë në vëmendje të  gjithë sektorit edhe një fenomen tjetër – kompanitë e pa licensuara. Këto kompani – thotë zoti Shaqir Bela- janë një problem shumë serioz pasi dëmtojnë konkurencën. Megjithëse se ato kryesisht kryejnë punime dytësore si ndihmëse, plotësuese apo furnizime me materiale ndërtimi por këto kanë një ndikim në zërat dhe faturimet përkatëse. Është detyrë e vete firmave të ndërtimit, sigurisht edhe shteti, të kuptojne dhe veprojne sipas rregullave dhe ti kërkojnë partnerëve të tyre të paguajnë taksa si edhe vete ato.

 

Pyetjes se ku e shikoni kompaninë Arifaj Shpk në të ardhmen e shkurtër ai i përgjigjet me optimizëm të sigurt: ‘ Kompaninë tonë pas 5 viteve  e shikojmë të konsoliduar dhe një konkuruese dinjitoze në tregun e ndërtimeve kryesisht atyre në infrastrukturën rrugore dhe ndërtimet e larta brenda dhe jashtë vendit.’