Tuesday , November 30 2021

Internship?! kompanitë e interesuara duhet të regjistrohen këtu

Përse duhet të krijoni hapsira për internship në kompaninë tuaj?

Shpesh kompanitë mendojnë të krijojnë hapsirë për internshipe, e kanë në axhendën e takimit të stafit, e shpesh e harrojnë edhe ta diskutojnë. Ndërkohë konkurentët tuaj përfitojnë cdo ditë nga idetë e reja dhe talentet që gjejnë nëpërmjet INTERNSHIPEVE.

Çfarë është proçesi i internshipit dhe përse është i rëndësishëm;

Gjen punëmarrësit e rinj për kompaninë tënde. Në procesin e internshipit një rëndësi të madhe merr fakti që ju do të keni mundësinë për të parë nga afër potencialin që një individ ka, pa qenë nevoja për ta punësuar atë dhe kaluar nëpër shume hapa ligjorë që shpesh janë edhe të vështirë.

Shton produktivitetin. Shpesh herë talentet e reja sjellin me vete edhe risi të reja, njohuri të reja sidomos në lidhje me teknologjinë e informacionit por edhe shitjeve.

Përfiton fuqi punojëse me kosto të ulët. Internships janë një mënyrë e mirë për anagazhimin e një fuqie vitale por edhe me kosto të ulët, në projkte apo sezon të caktuar pa patur nevojën e punësimit të një personeli afatgjatë dhe shpesh problematik.

Reklamoni anën sociale të kompanisë tuaj në komunitet. Krijimi i hapsirave për internship është një mënyrë e mirë për të kontribuar në komunitetin ku ju krzni veprimtarinë tuaj. Jo çdo gjë në jetë duhet të jetë me qëllime përfitimi afatshkurtër.

 

Lexo gjithashtu

Artikull nga Presidenti i Dhomes zoti Zenel Hoxha mbi situaten e krijuar ne Shqiperi

Albania’s future depends on giving a voice to those who have lost hope

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.