Tuesday , July 14 2020

JO THJESHT BIZNES, Familja Luto

 ItalioTessuti Alta Moda Tina , aty ku cilësia arrin kufinjtë!

Një blerje e duhur në kohën e duhur!

Kështu filloi dhe historia e këtij biznesi në industrisë e modës, një nga bizneset pionere në Shqipëri për distribucionin dhe shitjen e copave me orgjinale për veshje dhe jo vetem!

Eglantina Luto bashkepronare e aktivitetit na rrefen : Ne vitet 90’ ne Milano te Italise kishte ndodhur nje falimentim biznesi tekstilesh  dhe fatmiresisht nje mik i aferm i joni na lajmeroi qe pronari deshironte ta shiste aktivitetin e tij ekonomik. Aty startuan fillimet e biznesit tone, nga nje biznes i vogel ne Shqiperi ne beme te mundur te zgjeroheshim ne 3 pika shitjesh.

Ky biznes tashme ofron te gjitha llojet e tekstileve per restorante, hotele, apartamenteve etj. Ate cfare e diferencon me se tepermi kete biznes eshte qe sjell ne tregun shqiptar produkte origjinale te firmave me fame nderkombetare si Dolce & Gabbana, Moschino , Valentino, Balenciaga etj.

Por dicka qe ajo rrefen qe nuk i pelqen nga tregu shqiptar eshte se bizneset nuk ruajne origjinalitetin por perpiqen te kopjojne, duke filluar qe nga emri i biznesit. Ajo rrefen se:

“Njerezit ne bizneset shqiptare  kane tendencen te perdorin emrin  e kompanive te tjera,  Sic me ka ndodhur ne biznesin tim dhe kjo gje nuk me pelqen aspak”

Duke diskutuar per te ardhmen e biznesit, Znj.Luto u shpreh qe : Sikurse ka nisur si biznes familjar ne duam ta vazhdojme traditen tone. Deshira jone eshte qe vajza jone e vogel te trashegoje biznesin dhe fatmiresisht  ajo e ka me pasion moden, jeta ne Itali I ka dhene mundesi te jete me afer kesaj industrie dhe te mesoje shume.Si prinder krenare kemi mbeshtetur shume si vajzen e madhe e cila po konludon me sukses nivelin me te larte te studimeve Ligjore ne Londer edhe te voglen. Sigurisht e vogla ka treguar aftesi stilimi dhe pasion ne kete fushe qe e vogel dhe  duam qe ajo te behet nje stiliste e njohur ne te gjithe boten duke pasur gjithmone mbeshtetjen e biznesit familjar.

Dhe ne fund si pyetje permbyllese e intervistes tone me Znj. Eglantina ishte se cfare keshille do ti jepte bizneseve te reja ne kete industri:

“Keshilla ime do te ishte : Qe nje biznes te kete sukses duhet  te jene sa me  te thjeshte ne pune e tyre, te drejte , te mos mashtrojne klientin ne lidhje me sherbimin ose produktin qe ata ofrojne sepse kjo gje te con ne deshtim dhe ulje te reputacionit, gjithashtu te mos abuzojne me cmimet.

Falenderojme Znj.Eglantina Luto per intervisten e kendshme dhe per keshillat e vlefshme, i urojme sukses te metejshme!

Lexo gjithashtu

Ekspozita dedikuar Hotelerise 8-9 Shtator 2020

HOTELERIA 8-9 SHTATOR 2020 Eventi me i rendesishem per Hotelerine ne Londer! Pandemia ne te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.