Friday , April 3 2020

KUR NUK DUHET TË RRITET PAGA MINIMALE?!

Me ndryshimet e shumta që po ndodhin momentalisht në Britani, një çështje që po tërheq vëmendjen e interesit publik dhe gjithë biznesit është propozimi i bërë nga qeveria Britanike për rritjen e pagës minimale. Ju kujtojmë se Shqipëria e ka realizuar rritjen e pagës minimale në Korrik nga 22000 lekë në 24000 lekë.

Një ndryshim ky që është nxitur të realizohet nga sindikatat e punëtorëve dhe faktikisht propozimi dhe qëllimi i qeverisë është që paga aktuale prej £7.50/orë të shkojë në £9/orë.
Edhe pse në letër duket si një ndryshim që mund të sjellë vetëm rezultate pozitive për qytetarët anglezë, ka pasur një kundërshtim të vazhdueshëm nga Federata për Biznesin e Vogël (FSB) për të shmangur rritje të vazhdueshme të pagës minimale.
Kjo kërkesë e tyre vjen si rezultat i të dhënave që vijnë nga rritja e fundit e pagës minimale (£7.50/orë) ku 64% e bizneseve kanë realizuar fitime më të ulëta se një vit më parë dhe 39% e bizneseve e kanë pasur të nevojshme të rrisin çmimet e tyre si pasojë direkte e rritjes së pagës minimale. Bazuar në këto protesta të FSB qeveria ka vendosur të rishikojë vendimin e saj rreth normës së rritjes së pagës minimale në vjeshtë.
Ndërkohë në Shqipëri, muajt e fundit, u morr një vendim i ngjashëm, rroga minimale u rrit nga 22000 lekë në 24000 lekë, por në ndryshim nga rasti i Britanisë së Madhe sugjerimet e biznesit nuk u morrën parasysh. Bizneset e vogla dhe të mëdha e kanë kundërshtuar këtë vendim të qeverisë me arsyen se bizneset nuk janë në gjendje të përballojnë shtimin e shpenzimeve për paga.
Konkretisht, fasoneria, e cila harxhon rreth 70% të shpenzimeve vetëm për paga, do të ishte dega e industrisë që do të dëmtohej më tepër. Ky ndryshim do t’a bënte më të vështirë aftësinë e kompanive Shqiptare për të konkuruar me ato të huaja. Ndryshimi në pagën minimale është domosdoshmërisht i nevojshëm të miratohet në mënyrë unanime nga biznesi, pasi në rast se ekonomia nuk është e aftë t’a përballojë këtë rritje atëherë do të shkaktohet papunësi, rritje çmimesh, vështirësi në tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja për punë.

Lexo gjithashtu

Export produktet tuaja ne Britanine e Madhe

Eksportoni ne Britanine e Madhe

Dhoma Britanike ne planifikim e saj te 2020 – 2025 ka aprovuar platformen mbeshtetese per …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.