Tuesday , August 3 2021

Letra e Qeverisë Britanike drejtuar Dhomës Britanike

Qeveria Britanike i konfirmon Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri angazhimin dhe mbështetjen me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor

Anëtarja e Parlamentit Britanik Wendy Morton, njëherazi edhe Ministre për Fqinjësinë Europiane, i është përgjigjur me nota optimiste Presidentit të Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri pas kërkesës zyrtare të tij për mbështetje me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor.

Në një letër të dërguar në shkurt 2021, presidenti Zenel Hoxha i paraqiste kryeministrit Boris Johnson problematikat dhe impaktin shkatërrues të pandemisë COVID-19 në Ballkan. Duke marrë parasysh efektivitetin e fushatës britanike të vaksinimit, ai i kërkonte kryeministrit Johnson mbështetje për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit me doza vaksinash.

Ministrja Morton, si përfaqësuese e kryeministrit Johnson, u përgjigj pozitivisht për angazhimin britanik në këtë drejtim. Në përgjigjen e saj, ajo theksonte se Britania është një nga ideatoret dhe donatoret e para në iniciativën COVAX, e cila ofron mbështetje me vaksina për vendet në zhvillim. Në vijim të kërkesës zyrtare të zotit Hoxha drejtuar kryeministrit Johnson për të vënë në dispozicion surplusin e vaksinave që do të mbeten përtej ezaurimit të nevojës së brendshme, Ministrja Morton theksoi se Britania e Madhe synon t’i vërë në dispozicion ato vaksina për vendet në nevojë. Ajo u tregua optimiste se Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera do marrin në dorëzim doza të vaksinës Oxford AstraZeneca nëpërmjet COVAX brenda qershorit.

E themeluar në vitin 2002, Dhoma Britanike e Tregtisë ka si synim të promovojë marrëdhëniet shqiptaro-britanike dhe të krijojë mundësi zhvillimi investimet britanike në Shqipëri. Kohët e fundit, ajo ka filluar një fushatë intensive kontaktesh me autoritetet zyrtare dhe organizata të tjera në Britaninë e Madhe për të garantuar mbështetje të vendeve të Ballkanit perëndimor me vaksina dhe në rimëkëmbjen ekonomike.

Letra e presidentit Hoxha drejtuar kryeministrit Johnson dhe përgjigja zyrtare e Ministres Morton mund të gjenden bashkëngjitur më poshtë.

letter from UK Government to ABCCI
Response from UK government to the letter from Zenel Hoxha on vaccines

Lexo gjithashtu

Artikull nga Presidenti i Dhomes zoti Zenel Hoxha mbi situaten e krijuar ne Shqiperi

Albania’s future depends on giving a voice to those who have lost hope

2 komente

  1. A great piece of responsibility and coherent acting from Mr. Hoxha. I congratulate him for trying to help his people in Albania, Kosovo and the Balkans to increase the opportunities to get of anti Covid-19 vaccines

    • Dear Mr Cocoli,

      We thank you for your good wishes. We also recognize your achievements, increasing awareness by promoting best practices via media, in support of the fair trade in the region.

      Wishing you well

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.