Me ne fund, një linjë ajrore ekonomike nga aeroporti i Rinasit!
‘Wizz Air’ krijon bazën e re të avionëve në Tiranë ku do të mundemi të fluturojmë në 15 destinacione të reja.
‘Wiz Air’ është një kompani ajrore e themeluar në vitin 2003, në Budapest të Hungarisë e cila ishte ndër të paktat kompani që solli një diferencim lidhur me çmimet e fluturimeve. Tashmë atë do ta gjeni dhe në aeroportin e Rinasit duke konkurruar fort me tregun ajror në Shqipëri duke mundesuar fluturimet drejt Parisit, Brukselit, Hamburgut, Berlinit, Barit, Frankfurtit, Milano Malpensa, Torino, Pragë, Selanik, Rodos, Bari, Katania dhe të tjerë.
Kjo do të sjellë oportunitete të shumta për industri të ndryshme në vend, sidomos për turizmin e cila ishte një nga industritë më të goditura nga pandemia. Ajo luan një rol jetësor në lehtësimin e rritjes ekonomike, veçanërisht në vendet në zhvillim sic eshte Shqiperia.
25% e shitjeve të të gjitha kompanive janë në varësi të transportit ajror. 70% e bizneseve raportojnë se shërbejnë një treg më i madh është një përfitim kryesor të përdorimit të shërbimeve ajrore.