Thursday , August 6 2020

Interviste ne A2- CNN Affiliate TV 1 Korrik 2020

A2 -CNN Affiliate Stacion Televiziv zhvilloje ne daten 1 korrik 2020 nje debat televiziv me disa perfaqesues te botes se biznesit. Zoti Hoxha u ftua per te percuar opinionet e Dhomes se Tregtise Britanike dhe investitoreve te huaj. Tema e takimit ishte –  Politikat e nxitjes se Investimeve te huaja.

Ne pranteze situatat per investimet është rënduar ndjeshëm dhe kjo nuk lidhet me situatën e krijuar nga pandemia. Një situatë e tillë nuk është negative vetëm për bizneset që operojnë në vend, por është thelbësore dhe për nxitjen e investitorëve të huaj. Ata zënë një hapsirë të rëndësishme në ekonominë e Shqipërisë rreth 7.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nga shtyllat kryesore për rritjen e ekonomisë vitet e fundit . Shqipëria ka numrin më të madh të investimeve të huaja, krahasuar me rajonin por vendi çalon në investimet cilësore dhe afatgjata për shkak të problemeve me korrupsionin, mungesën e transparencës dhe kapaciteteve jo të përshtatshme administrative. Kjo shpjegon faktin përse në fushat si bujqësia, industria përpunuese, turizmi dhe transporti kanë qenë thuajse inekzistente dhe kompanitë e huaj që kanë investuar në vend por jane prezente aot qe kanë shfrytëzuar burimet natyrore si nafta, energjia që kanë gjeneruar shumë pak vende pune pas mbarimit të projektit.

  1. Zenel Hoxha shprehet se për sa kohë transparenca nga ana e qeverisë shqiptare nuk do të jetë në nivelet e një vendi demokratik, investitorët e huaj ose shqiptarë që jetojnë jashtë-vendit do ta gjejnë veten në një udhëkryq dhe të pamundur të investojnë në vendin tonë.

Nga të gjitha raportet ndërkombëtare, problemi kryesor mbetet klima e biznesit që vendi ynë po kalon, duke zbritur 23 vende në renditje nga Transparency International për shkak të korrupisionit në vetëm 3 vitet e fundit.

Shqipëria gjithmonë ka mbetur tërheqëse për investitorët e huaj sidomos britanikë  për turizmin, energjisë së rinovueshme  etj me kërkesa konkrete por sic shprehet Z. Hoxha – ‘’ Akoma është e vështirë që një investitor të ndjekë hapat duhet filluar nga pika A tek ZH -ja siç është Maqedonia, ku burokracia është thuajse zero për investorët e huaj, ndryshe nga Shqipëria. Duhet të shtoj se vendi ynë e ka të nevojshme praninë të investitoreve të huajve aq të rëndësishme sa ajri.’’

Sipas intervistës së kryer në Kanalin A2 CNN, Presidenti i Dhomës Britanike mbyll deklaratën e tij me pikën  kryesore që vendi ynë duhet të përmisojë në mënyrë urgjente.  ‘’Transparenca – shprehet Z.Hoxha  – për të gjithë investitorët e huaj, si shembulli i  konferencës më të fundit të Afrikës së Jugut ku u prezantuan projektet me planin e vizibilitetit dhe të gjitha licensat e përgatitura. Shqipëria ndodhet pikërisht në nivelin më të ulët të ekonomisë për shkak të planeve afatshkurtra dhe ekonomisë të konsumit. Sygjerimi ynë është që qeveria shqiptare duhet të evidentojë kompanitë që e kanë kaluar me sukses situatën e pandemisë dhe mbështjetja e  bizneseve start-up dhe inovatore për të nxitur punësimin në vend.’’