Friday , December 13 2019

Në pritje të tsunamit të referendumit

Nga Zenel Hoxha

E enjtja, 23 Qershor, për shumë Britanike, të pa vendosur në çështje votimesh, do të sigurohen të votojnë në Referendumin ndoshta më të rëndësishme të kësaj gjenerate atë të qëndrimit apo Jo në Evropë. Kjo është treguesi i parë i testimeve të bëra mbi pjesëmarrjen dhe ndërgjegjësimin, kjo është edhe treguesi më i madhe se sa serioze është çështja. Ky referendum nuk është aspak një çështje qëndrimesh midis dy apo me shumë partish politike apo çështje e përmbushje te një premtimi elektoral të bërë nga kryeministri aktual David Camerun për një referendum e tillë brenda 2017. Normalisht politikanët Britanik vlerësohen shumë nga përmbushja e premtimeve elektorale apo mbajtja e fjalës së dhënë.

Personalisht në një analizë të thjesht të zhvillimit të tregtisë e cila po bëhet gjithnjë e më ndërkombëtare me kompani që bashkohen për të mbijetuar në disa raste apo lulëzuar në këtë treg, unë jam pro qëndrimit në EU dhe publikisht kjo është vota ime. Por çështja që dua të trajtojë nuk është tek qëndrimi i individëve me të drejtë vote, por a janë kombet e tjera të ndikuara nga ky referendum dhe a kanë marrë ata ndonjë masë në rast të daljes se Britanisë nga EU.

Ky referendum është vendimtarë mbi mënyrën e jetesës që Britania dëshiron të këtë në mbi 50 vitet e ardhshme. Por gjithashtu është një referendum i cili mund të ndryshojë, në rast se votohet për tu larguar nga EU, aleancat politike brenda Europës dhe rrjedhimisht përparësitë, mbështetjet financiare dhe tregtinë ndërkombëtare. Shqipëria, megjithëse nuk ka një zë, të paktën është shumë simbolik, në marrëdhëniet tregtare me Europen apo Britaninë çuditërisht është përmendur me dhjetra herë në fushatën e këtij referendum. Padrejtësisht është ironizuar apo përdorur si simbol i problematikave të mundshme. Një politikan deklaron se do të bëjmë marrëveshje të veçantë tregtie me Shqipërinë, në rast të daljes nga Bashkimi Europian. Një politikan tjetër deklaron se turistët Britanik do duhet të fillojnë të prenotojnë pushimet në Shqipëri, pasi në Europë do t’i kushtojnë shumë në rast të daljes nga EU. Kompani të mesme dhe të mëdha, brande me peshë në tregtinë ndërkombëtare theksojnë se dalja e Britanisë nga EU do t’i bëjë që të mendojnë seriozisht largimin e tyre nga Britania pasi kostot e të berit biznes do të jenë më të mëdhaja.

Konkretisht Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit apo të Bashkimit Europian janë të pasigurta së çfarë efekti ekonomik kjo dalje do të këtë, në qoftë se ndodh. E gjithë vëmendja është zhvendosur në debatin se çfarë kosto ka Britania për këtë veprim.

Ajo që është e sigurt është se në qoftë se shumica e votës është për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian kjo do të krijojë një precedencë që edhe vende të tjera të Bashkimit Europian, të cilat kanë tashmë shenja të qarta të partive të ekstremit, do të kërkojnë të mbajnë referendum të tilla. Bashkimi Europian do duhet të hyjë në një fazë të rinegocimit të marrëveshjeve me Britaninë, fazë e cila ligjërisht zgjat deri në dy vjet, por që historia ka treguar që shume element dhe zona gri të marrëveshjeve do të dalin në pah hërë pas here duke kërkuar ri-përshtatje të legjislacioneve. Kjo sigurisht që është një kosto e pakuantifikueshme, për momentin, për individë dhe për kompanitë të përfshira në tregti me Britaninë. Europa do të duhet të ndërmarri një seri reformash të mëdha në mënyrë që të dali nga kriza dhe të përballojë mungesën e kontributit prej 13bn GBP të Britanisë në buxhetin e EU-së. Kompanitë më të goditura do të jenë ato financiare të cilat do të detyrohen të shohin seriozisht largimin e zyrave qendrore nga Britania. Një nga gazetat më të rëndësishme Daily Telegraph e quan hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ që mund të çojë në ‘shembjen e projektit Bashkim Europian’.

Ndërkohë Shqipëria dhe vende të tjera aspirojnë që t’i bashkohen Bashkimit Europian, zona ekonomike me përfitim nga bashkëpunimi i lirë.

Dalja e Britanisë do të detyrojë Bashkimin Europian të rishikojë dhe riformatojë funksionimin e tij, që me siguri do të thotë shtyrje në kohë të gjatë mundësinë e Shqipërisë për tu bërë anëtar i Bashkimit Europian. Do të thotë një tkurrje e fondeve për të adresuar boshllëqet e brendshme të krijuara nga dalja e Britanisë. Pra, Shqipërisë nuk do t’i mund të ofrohet ndihma e shumë pritur në procesin e asocimit, rritjes së standardeve të prodhimit, mbështetjes së SME-ve dhe mbi të gjitha mbështetje për reformat e shumta që duhet të ndërmarri Shqipëria.

E megjithatë shumica e shqiptarëve që jetojnë në Britani dhe kanë të drejtë vote janë pro qëndrimit në Bashkimin Europian, po kështu janë edhe shume britanikë që i gëzohen bashkëjetesës me kombësitë e tjera dhe impaktit pozitive në GDP që sjell emigracioni i cili është mbi 2.93 milionë emigrant që punojnë ne Britani dhe vijnë nga jashtë Evropës, kryesisht Kina dhe India, dhe vetëm 942000 janë nga Evropa Lindore përfshirë Rumani, Bullgari etj. Pra me gjithë ndikimin e vogël që ne kemi në tregti apo dhe në emigracion, përsëri emri i Shqipërisë është përfolur shumë në këtë fushatë. Uroj që Britania të zgjedhi më të mirën e mundshme dhe Shqipëria të kuptojë dhe përdori pozitivisht këtë moment historik.

Autori është President i Dhomës Britanike të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (Mbajtës i pasaportës Britanike)

Rreth Blog ABCCI

Lexo gjithashtu

Bota e Udhetimit, Turizmi investimi i duhur me 2.8 Miliard biznese te perfshira ne ekspoziten e Londres ne Nentor

Sapo shikon ftesen e derguar nga organizatoret e World Travel Market per pjesmarrjen kete Nentor …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.