Friday , April 3 2020

Njoftim për tenderin 50 Milionë Euro për rrugën Fier-Vlorë

Tenderi për by pass-in e Vlorës dhe atë të Fierit do të hapet brenda vitit. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi zyrtarisht çeljen e procedurave për përgatitjen e kritereve të garës.

Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar thonë se ky proces pritet të zgjasë rreth dy muaj dhe menjëherë pas marrjes së aprovimit nga BERZH, ARRSH do të shpallë tenderin e ri.

Dhoma Britanike e Tregtisë fton të gjitha kompanitë e interesuara që kërkojnë të krijojnë joint-venture me kompani të huaja ose në nevojë për financim të kontaktojnë dhe ne do tju asistojmë në nivel ndërkombëtar. Dhoma do të ofrojë asistencë edhe për kompani të huaja pa prezencë në Shqipëri të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në këtë tender.
Për çdo informacion apo mundësi bashkëpunimi na kontaktoni në http://www.abcci.com/abccisite/contact/

Sipas ARRSH, kjo vepër pritet të përfundojë brenda tre muajve nga lidhja e kontratës së re, ndërsa by pass-i i Vlorës është në fillimet e ndërtimit dhe pritet të zgjasë të paktën dhe dy vjet të tjera, e cila vlerësohet rreth 50 milionë euro.

31 gusht 2017

Lexo gjithashtu

Export produktet tuaja ne Britanine e Madhe

Eksportoni ne Britanine e Madhe

Dhoma Britanike ne planifikim e saj te 2020 – 2025 ka aprovuar platformen mbeshtetese per …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.