Thursday , August 5 2021

Qeveria e Re, Platforma Ekonomike dhe Dhoma Britanike. Intervistë në Televizionin SCAN dt. 14 Shtator 2017

Qeveria e Re, Platforma Ekonomike dhe Dhoma Britanike. Intervistë në Televizionin SCAN dt. 14 Shtator 2017. Mund ta ndiqni këtu.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Britani e Madhe, zoti Zenel Hoxha, ishte i ftuari i programit Për të Fol në televizonin SCAN më dt. 14 shtator në mëngjes për të diskutuar mbi Qeverinë e Re, Platformëm Ekonomike dhe investitoret e huaj përfaqësuar nga Dhoma Britanike.
Në intervistë zoti Hoxha sqaron se Dhoma mirëpret krijimin e disa mekanizmave, në parim, lehtësuese siç është Ministria e dedikuar sipërmarrjes apo Ministria e dedikuar bashkatdhetarëve jasht atdheut. Të dyja dikasteret janë elementë të rëndësishme në mbështetjen dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare por edhe shumë më gjerë, të zhvillimit të lidhjeve me bashkatdhetarët që ndodhen jasht shtetit dhe që janë kontribues të mëdhenj në financimin e familjeve të tyre në atdhe.
Çështja e investimeve dhe lehtësimit të të bërit biznes në Shqipëri u diskutua si një element shumë i rëndësishëm për marketimin e Shqipërisë. Rritja e transparencës në projektimin dhe implementimin e prokurimeve dhe tenderimeve është shqetësuese por edhe implementimi i legjislacionit fiskal shpesh bëhet në vartësi të preferencave të punojësve të tatimeve gjë e cila gjeneron tarifa rënduese për bizneset. Ndërkohë çdo iniciativë ballkanike do të funksionojë në qoftë se çdo njësi e veçantë, pra çdo shtet, do t’i funksionojnë më vete si njësi e pavarur në mënyrë perfekte. Pra duhet të arrijnë përsosmërinë në formatin aktual në mënyrë që të mund të integronhen në bashkësi.
Dhoma fton kompani dhe biznesmen ti bashkohen Institucionit me pro biznesit ne Shqiperi – Dhomes se Tregtise dhe Industrise Shqiperi Britani e Madhe dhe ta bejne zerin e tyre te degjohet dhe sygjerimet e tyre te implementohen ne politiken Shqipetare. Join us

Lexo gjithashtu

Artikull nga Presidenti i Dhomes zoti Zenel Hoxha mbi situaten e krijuar ne Shqiperi

Albania’s future depends on giving a voice to those who have lost hope

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.