Friday , April 3 2020

Qeveria Rama 2

Qeveria e re ndjek zakonin e mandatit të fundit duke u mbledhur sërish në Vlorë për të realizuar një takim jozyrtar.

Në këtë mbledhje dy dytore u diskutua mbi skemën e re qeverisëse dhe funksionimin e ministrive të krijuara rishtazi, përbërjen dhe drejtimin e komisioneve parlamentare, si dhe ristrukturimin e Partisë Socialiste në të gjitha degët.

Në mbledhjen informale me 13 ministrat dhe zv/kryeministren u përcaktuan kompetencat për secilën ministri, drejtoritë e varësisë, por edhe godinat e reja pas ristrukturimit dhe shkrirjes që pësuan disa ministri.
Nga ristrukturimi i qeverisë së re, u shkurtuan 6 ministri, ndërsa një pjesë e tyre do të kalojnë në nivel drejtorish.

Përveç ministrave të rinj do të jenë të pranishëm edhe Gramoz Ruçi, emri i propozuar për kryetar Parlamenti dhe Taulant Balla, i propozuari për kryetar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje zhvillohet për të paraprirë dekretimin e kabinetit drejtues nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Përkatësisht ndarja e ministrive dhe ministrat janë si në vijim.

Lexo gjithashtu

Export produktet tuaja ne Britanine e Madhe

Eksportoni ne Britanine e Madhe

Dhoma Britanike ne planifikim e saj te 2020 – 2025 ka aprovuar platformen mbeshtetese per …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.