Thursday , April 22 2021

Raporti i FMN mbi ecurine e reformave dhe problematikat e mundshme per ekonomine Shqiptare deri me 2021-ten

Raporti i FMN mbi ecurinë e reformave dhe problematikat e mundshme për ekonominë Shqiptare deri më 2021-tën

FMN Keshillon Qeverinë Shqiptare për plaifikimet e katër viteteve të ardhshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar më 2 Tetor 2017 Deklaratën e Artikullit 4 nga ekipi i fondit në Shqipëri, ku ka theksuar disa pika interesante për t’u marrë në konsideratë nga kompani të cilat dëshirojnë të futen në treg apo edhe ato ekzistuese.

E gjithë përmbledhja e Fondit Monetar mbi gjendjen në përgjithësi të ekonomisë shqiptare është përshkruar nga nota positive ku ekonomia vazhdon të rritet, po përfiton nga rritja e fuqisë së brendshme blerëse, Investimet e mëdhaja të huaja në fushën e enrgjisë, rritja në turizëm ndër të tjera

Gjithashtu Fondi Monetar verën se reformat e kanë ulur ritmin dhe qeveria duhet të punojë me shumë për të forcuar arritjet e deri më tanishme, duke theksuar se votat e shumta në parlament duhet të reflektohen qart në lehtësimin që ka qeveria për dyfishimin shpejtësisë dhe thellësisë së reformave.

Disa nga të dhënat me interesante janë parashikimi I 3.9 rritje për 2017-tën, kontribuar kryesisht zgjerimit të turizmit dhe ndërtimit, papunësia në rënie në nivelin 13.9% në gjysmën e dytë të 2017-ës. Kreditimi familjar në rritje po ashtu edhe eksportet do të jenë në rritje. Në parashikimin më të mirë FMN mendon se përmirësimi i besushmërisë për shkak të zgjidhjes se mosmarveshjeve politike por edhe zgjerimi i projekteve të energjisë (gazifikimi i Shqipërisë pas TAP) apo në infrastrukturë mund të gjenerojë investime më të mëdhaja dhe rekuperim më të shpejt, ndërsa një aprashim me nota negative do të ishte në rastin kur mund të këtë një fatesire të vazhdueshme që vendos financat në risk dhe që kombinuar me reforma të ngadalta do të gjeneronte humbjen e besushmerisë dhe rrejdhimisht rritjen e riskut. Vartësia e Sektorit Bankar nga Bankat Europiane, në rastet e problematikave të tyre, mund të sillte shumë problematike në Shqipëri gjithashtu.

Në qoftë se dëshironi të dini më shumë se si parashikimet dhe këshillimet e FMN ‘përkthehen’ në stategji për biznesin tuaj, lutemi na kontaktoni.

Lexo gjithashtu

puna nga shtepia dhe lodhja

Ja demi me i madh qe po vihet re nga puna ne distance.

Sipas te dhenave te siguruara nga FT, eshte konfirmuar nje fenomen qe kerkon adresimin urgjent …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.