Thursday , April 22 2021

Shitjet B2B

Shitjet B2B Çdo gjë që duhet të dini mbi B2B, në realitetin e Ri
 

Për të gjithë kompanitë dhe individët që na djekin në trainimet që Dhoma Britanike ofron, tashmë e dinë që tranimet tona janë transformuar dhe kanë përfshirë elementin e ndikimit që pandemia ka në normat klasike të të bërit biznes apo shitjet, marketimi, komunikimi, reklamimi etj.

 

Disa të dhëna paraprake mbi efektin e pandemisë mbi reklamimet në mediat sociale:

 

Facebook ka patur një rënie prej 13.5% të shikueshmërisë për shkak të pandemisë, me përjashtum të institucioneve edukative me famë që kanë ofruar kurse falas dhe panë rritje te madhe.

Rënien më të madhe të shikueshmërise e ka patur Instagram me uje mbi 14%, ku njerzit kanë përdorur FB për tu lidhur më miqt dhe Twiter për lajme.

Twiter është platforma më e ndjekur për momentin, pasi interesimi për lajmin e fundit është shumë i lart.

Në konceptin e përgjithshëm të shitjeve B2B, koncepti është akoma i njëjti ku një kompani ofron produkte apo shërbime një kompanie tjetër. Në botë ka kompani të cilat janë totalisht dedikuar vetëm shitjeve ndaj kompanive/ ose koncepti i shumicës të tjera ashtu sikur ka edhe kompani të cilat ofrojnë produkte dhe shërbime individëve por edhe kompanive/shumicë.

 

  Në tregun Shqiptarë koncepti i kompanive aq të medhaja dhe profilizuara sa që ti ofrojnë shërbime vetëm shumicës është në hapat e parë. Këtë koncept e shohim më shume në kompani që ofrojnë shërbime/produkte për kompani dhe produkte specifike për individe si psh: bankat dhe telekomunikacioni ka paketa per biznesin por edhe për individe. Kompani të importit të lëndeve të para ushqimore kanë cmime të tjera për shumicën dhe të tjera për individë. Po kështu mund të sjellim shembuj nga fusha e ndërtimit etj.

 

Shpesh drejtues kompanish kanë dilemën a duhet të fokusohemi tek B2B apo shitjet individuale? Pergjigja e saktë e kësaj pyetjeje mund të arrihet vetëm me nje analizë të thelle të produkteve/ shërbimeve të kompanisë dhe vizionit për të ardhmen. Dhoma Britanike ofron kurse ditore dedikuar kësaj analize. Nqs jeni të interesuar na kontaktoni këtu.

Regjistohuni për kursin e trainimit të Dhomës Britanike

Shitjet për

B2B dhe B2C

 

Departamentet e marketingut duhet të marin parasysh faktin që sjellja e klintëve ka ndryshuar për shkak të pandemisë. Ata kalojnë më shumë kohë në shtëpi duke punuar online, për ata që munden. Pra janë më shumë të prekshëm nga reklamat online.

 

Për të gjithë ata që dinë kostot e reklamimit tradicional e kuptojnë që kjo do të thotë kursime shumë më të shumta nëpermjet marketimit online. Gjithashtu të dhënat flasin për një rënie, të përgjithshme, prej 74% të blerjeve në shumicën e industrive dhe vetëm fusha e produkteve të bukurisë dhe shëndetit patën një rritje prej 19.28%.

 
Ne një pyetsorë të Dhomës, ne prill, doli qe mbi 40% të kompanive alokuan financim për rritjen e kapaciteteve të tyre në teknologjinë e informacionit si edhe në marketimin dixhital.

 

Një element i IT që ka patur rritje të madhe është siguria online me mbi 41% rritje të shitjeve.

 
 

Kush është mënyra më e mirë për marketim efikas? Po kush platform përçon mesazhi më mirë dhe drejt për drejt tek klientët tanë?  Nga të dhënat e fundit, ndërprerja e shfaqeve televizive, aktiviteteve sportive apo koncerteve ka sjellur një pamundësi për të reklamuar direkt tek klienti tradicional. Por kompanitë u fokusuan në marketiming online duke rritur fianncimet në këtë fush me 13%.

 

Pandemia ndikojë shumë negativisht edhe në aktivitetet si ekspozita, konferenca e takime ku B2B zhvilloheshin tradicionalisht. Në një periudhë të tillë, mesazhi tradicional i reklamave – doli automatikisht jasht funksionit. Prandaj korporatat, ishin të parat që reaguan ndaj realitetit të ri edhe drejtuan fokusin e tyre në metodë të re marketimi siç është përçimi i mesazhit mbeshtetës, njerzorë e filantropist. Metoda më e mirë për këtë fushatë është nëpërmjet emaili-it.

 

Marketim fleksibël

Metodikat tradicionale të fushatave publicitare me email, tani duhet të ndryshojnë e jenë shumë më fleksibël dhe të shpeshta në se nevojitet. Kjo bazuar në situatën e krijuar të Cov-id ku informacioni i kërkuar nga klienti duhej të ishtë i përditësuar sa më shpesh. Konkretisht Webinars kanë marrë një përdorim të gjerë dhe gjeneruar shitje shitje.

 

Përgatisni një mesazh të drejt për drejt e të thjesht

Në situata krize kompani të medha me departamente të profiliyuara të marketimit kanë marrë masa të menjëhershme për të ndryshuar metodën e marketimit në përshtatje me situatën. Një shembull i madh vjen nga LVMH që mbylli linjën e prodhimit të parfumeve dhe e vuri fabrikën në dispozicion të prodhimit të detergjentëve per duar, falas për popullin Francey. Ky mesazh mbështetjese dhe angazhimi me shqetësimin e bazës së tyre të klientelës i solli më shumë mbeshtetje dhe shitje.

 

Përqëndrohuni në ndryshimet që solli pandemia por mos e përktheni me fokus vetëm në shitje për kompaninë tuaj.

Fushata juaj e marketingut në këtë periudhë duhet të jetë e balancuar dhe mos të tingëllojë se po e shfrytëzon situatën.Psh industria e udhëtimit dhe e hotelerisë mund ti shkruaj klientelës së tyre për ndryshimet që ata po bëjnë në lidhje me higjenën, masat e distancimit apo fleksibilitetin në anullimet e prenotimeve.

 

Perdorni intonacionin e duhur

Emailiet janë të forma të pazë të komunikimit, dhe rrjedhimisht disa fjalë apo renditja e tyre mund të shkaktojnë percepsionin e gabuar tek klientela. Tregohuni sa më të arsyeshëm dhe njiheni sa më mirë klientelën tuaj.

 

Mos e keqpërdorni besimin e klientelës.

Në sitatë të tillë, klientët mund të bejnë blerie të paarsyeshme dhe të përfundojnë në veshtirësi financiare. Një kompani e mirë kujdeset për qëndrueshmërinë e klienteles gjithashtu.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lexo gjithashtu

puna nga shtepia dhe lodhja

Ja demi me i madh qe po vihet re nga puna ne distance.

Sipas te dhenave te siguruara nga FT, eshte konfirmuar nje fenomen qe kerkon adresimin urgjent …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.