Ekspertet e ndryshem kane deklaruar mendimet e tyre pro dhe kundra ketyre masave por ne thelb nuk qendron ceshtja e reformes se sa qendron menyra e matjes se efektit te saj ne afatin kohore. Te gjithe perllogarisin matjen e ketij efekti ne terma afatshkurter pra kater vjet te qeverisjes aktuale.
Kjo sepse dihet qe klasa politike shqiptare nuk eshte e pergaitur te ndermarri reforma afatgjata te cilat do te duhet te perfshijne edhe miratimin e opozites (pra ne rast se fiton zgjedhjet te premtoje se nuk do ti cbeje keto reforma).Gjithashtu politika shqiptare udhehiqet nga interesa specifik qe do te thote se ne momente te caktuara per te akomoduar interesat e tyre, duhet te ndryshohen ligje te caktuara dhe paketa te ndryshme mbeshtetjeje. Dhe rrjedhimisht nuk mund te kete aprovim nga opozita, kusho qoftë ajo.
Prandaj duke qendruar ne versionin e analizes afatshkurter kjo masë ka këto disa pasoja.
Së pari rrit koston për vetë Tatimet, pasi administratës do t’i duhet të kontrollojë me dhjetëra mijëra biznese të vogla, të cilat sot nuk kontrollohen me të njëjtën vëmendje. Kjo është edhe arsyeja se, përse Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë gjithmonë skeptik ndaj kësaj mase.
Së dyti, një pjesë e bizneseve të vogla mbijetojnë në treg, pikërisht për shkak se nuk paguajnë TVSH-në. Ndonëse në shumë raste ato i mbajnë çmimet njësoj si bizneset me TVSH, duke e mbajtur vet padrejtësisht taksën e paguar nga qytetarët në çmimin e mallit, ky ka qenë edhe një amortizator social.