Tuesday , November 30 2021

Biznesi dhe zgjedhjet e 25 Prill 2021. Editorial

Te deruar miq, tashme eshte e konfirmuar se Shqiperia eshte perfshire ne valen e etheve te zgjedhjeve te 25 Prillit 2020.

 

Shpesh na merr kohe te konsiderueshme qe ti shpjegojme te huajve, qe bashkepunojne me Dhomen, se perse zgjedhjet behen nje factor kaq i rendesishem dhe eklipsojne realitetin shqiptar. Nje vite perpara dhe nje pas zgjedhjeve kemi nje paralizim te jetes ne vend, sidomos kur kemi rotacion. Vendimet e politik-berjes jane ne rastin me te mire, pa efekte te duhura dhe ne me te keqen e rasteve me pasoja qe jo vetem demtojne ekonomine e tregtine por e lene ate ne renie te lire.

 

Do te mundohemi te hedhim drite shkurtimisht mbi faktoret qe kane kontribuar ne realitetin ekonomik, dhe  mundesisht te ofrojme disa sygjerime. Jemi te ndergjegjshem se gjeja e pare eshte te analizohet me kujdes cdo oferte per qeverisje nga politika.

 

Termeti i nentorit 2019 i pasuar shume shpejt nga kriza globale e shkatuar nga pandemia Cov-id jane dy faktore shume te rendesishem per rrenimin ekonomise. Por ne te vertet keto dy ngjarje te medhaja pershpejtuan daljen ne pah te keq qeverisjes se vendit.

 

Le te analazojme disa detaje:

Partia Socialiste erdhi ne pushtet, dhe vazhdon me te njejten pretendim, per taksimin e ndershem. Faktet tregojne se familjet e varfera dhe te mesme jane goditur me shume, kjo nga gjetjet e Bankes Boterore gjithashtu. Arsyeja eshte e dhimbshme: eshte thjesht mos manaxhimi i shtetit dhe i keqperdorimit te buxhetit.

 

Kjo parti erdhi ne pushtet duke pretenduar se do te ndihmonte shtresen punojese dhe konkurencen e lire duke eleminuar oligarket qe mbajne peng ekonomine. Jo vetem qe nuk arriti ta liroje ekonomine nga pengmarrja por eshte marre peng vete – kur shohim se tenderat ju jepen gjithmone nje grusht kompanish, shpesh edhe ne kundreshtim me opinionit publik, permendim Teatrin (mundesia e ndertimit te kompleksit), mirembajtja e Rruges se Kombit etj etj. Dikur Partia Demokratike ne pushtet i shiti licensat per ndertimin e hidrocentraleve klienteve te saj. Nje pjese e madhe e tyre nuk arriten ti ndertonin e u zvarriten neper bote duke tundur licensat “pa vlere”. E njejta u be tani me licensat e gjenerimit te energjise nga panelet djellore me kapacitet te vogel dhe te mesem.

Per te mos diskutuar aspak per pjesen e mjeksise falas qe mund te themi se eshte shendruar ne MEME-n me te perdorur te kohes.   

 

Ne shume vende te perparuara afrimi i zgjedhjeve eshte nje oportunitet per te vleresuar me vote qeverisjen por edhe ofertat e opozites. Sigurisht jo ne Shqiperi.

 

Ne Shqiperi ardhja e zgjedhjeve zgjon frike. Adminsitrata, por edhe bizneset, duhet jo vetem te mbeshtesin me para fushatat por edhe te konfirmojne, kjo ne shkelje te ligjit, voten e tyre pro. Arsyeja eshte e thjesht – individi nuk ka alternative punesimi per te plotesuar nevojat dhe per te ruajtur dinjitetin dhe fshehtesine e votes. Te gjitha qeverite, te ketyre 30 viteve, jane siguruar per te arritur dhe ruajtur kete status-quo. Sigurisht kjo e fundit, duke u mbeshtetur edhe ne eksperiencesen e paraardhesve demokrat, e ka ngritur kete ne mjeshtri.

 

Ne si institucion sygjerojme krijimin e nje platforme te mirefillte te komunikimit midis biznesit dhe gjithe partnerve qeveritar e social. Cdo project ligj apo propozim duhet te kaloje dhe te miratohet me shumice perpara se te shendrohet ne ligj. Kjo eshte bashkeqeverisje dhe jo shfaqet teatrale te perzgjedhjes te disa mesazheve “te popullit e nga populli” ku Kryeminsitri, duke ecur totalisht ne kembet e Kryeministrit Sali Berisha, gjen kohe e i pergjigjet vete. Nje llogjike e thjesht te con tek pyetja: perse na duhet gjithe ajo administrate nese kemi nje FB apo Twiter dhe KM i zgjidhe gjithe problemet? Ne fakt shume e kane provuar te dergojne nje leter apo kerkese neper ministrira dhe kurre te mos marrin pergjigje. Eshte koha per te ndaluar aktirimin dhe per tju kthyer prosperitetit Europian. Te krijohet platforma e propozuar qe do te sjelli transparence dhe besueshmeri ne legjislacionet e prezantuara. Sigurisht qe pjese e kesaj platforme nuk mund te jene figura te korruptuara te biznesit apo te ashtuquajtura shoqata qe kane marre tendera e fonde pa fund gjate ketyre 20 vitet e fundit. Kjo platform do te beje qe ligjet e miratuara, dhe qe kane impakt me te gjate se mandati i nje qeverie, te respektohen edhe nga qeverite pasuese duke mundesuar qe biznesi te mireplanifikoje ne vite.

Nje shqetesim i madh eshte mos investimi ne shkollimin Parauniversitar, Universitar e mbi te gjitha ne ate Professional dhe Inovacion. Propozojme ti jepet fund reformave te shumta eksperimentale, papergjegjshmeria e se cilave nuk ndershkohet sepse mungojne institucionet e duhura te sistemit gjygjesor. Cdo reform duhet te kete ne baze vleresimin e panvarur te arrijeve te gjithesecilit. Meritrokacia eshte e vetmja rruge qe jep shprese per perparimin e vendit. Shembulli i mire i edukimit orientuar drejt profesioneve, si modeli Gjerman, po provohet cdo dite e me shume pasi ka perballuar me sukses krizat e ndryshme. Konkretisht pasojat e eksperimenteve me sistemin arsimor, krijuar nga te ashtuquajturit pedagoge te LSE apo ‘Ministrja me e suksesshme te Rilindjes’ qe mezi ka marre mesataren 5 per vete, ka zbrazur Shqiperine. Konkretisht ne jemi vendi me nivelin me te ulet te te rinjve te arsimuar, 24%, te atyre ne moshen 30 deri 35 vjec. Kjo sepse te dipllomuarit dalin nga universitetet ne tregun e punes dhe kuptojne qe aty ka kerkesa krejt te tjera nga dogmat pavlere qe ata kane mesuar neper universitetet tona. Emigrojne sepse ne perendim paguhen me mire per ate pune te pakualifikuar qe bejne atje, krahasimisht me Shqiperine. Shteti vazhdon akoma me tej, ben te pamundur zhvillimin intelektual me investimin 0.03% te PBB per inovacion dhe kerkimet. Ne keto momente te gjithe shtetet po investojne fuqishem ne kerkim dhe inovacion. Qeveria Shqiptare jo vetem qe nuk pergatit brez te afte per punesim e analiza kritike te te menduarit por edhe nuk investon ne punen kerkimore. Ne nje llogjike te ftohte sigurisht qe qeveria si ajo Demokratike dhe ajo Socialiste nuk kane si te investojne ne punen kerkimore, pasi shumicat e drejtueseve te tyre nuk kane kryer asnje pune kerkimore dhe perseri drejtojne fatet e milionave, me pasoje largime cdo dite nga Shqiperia. Po perse largohen valle kur vendi yne po lulezon? Perse largohen kur kemi mjeksine falas? Perse largohen kur kemi sistemin me te mire universitar? Perse largohen kur jemi kthyer ne kantier pune e jemi pa pune? Gjithashtu me te drejte nuk ka perse te investoje ne punen kerkimore kur jane siguruar qe sistemi parauniversitar e ai universitar ka deshtuar. Ketu ne i bejme thirrje biznesit qe te investoje ne inovacion. Ta marrin ne duar e tyre fatin e vete. E ardhmja e tyre varet nga hapsirat qe ata do te krijojne per kerkimet dhe inovacionet. Biznesi duhet te eci me hapin e botes, sigurisht qe eshte e veshtire e me kosto por jo e pamundur. Ne sygjerojme bashkepunimin e kompanive shqiptare me ato nderkombetare ne fushen e teknologjise se informacionit. Sot perdorimi i mire i teknologjise se informacionit eshte celsi i efikasitetetit. Mos prisni nga qeveria apo qeverite.

 

Bota po leviz shume shpejt drejt perdorimit sa me efikas te energjise. Shqiperia eshte shume mbrapa ne kete fushe gjithashtu. Mos manaxhimi apo adresimi i kesaj ceshtjeje shkakton kerkese shume me te madhe per energjise sec mund te duhej ne realitet. Kjo pasi ekonomia e prodhimi jane shume me te varura sec duhet nga energjia. Ka sygjerime te ndryshme qe kjo mos vemendje ndaj efikasitetit te perdorimit te energjise, behet me qellim per perfitime nga kompania e vetme e energjetikes ne Shqiperi. Imagjinoni qe te gjitha qeverite tona, panvarsisht statistikave te sakta qe tregojne periudhen se kur do te kete mungese prodhimi energji e si te manaxhohet ajo, kompania shteterore vazhdon qe te kujtohet momentin e fundit e te deklaroje se nuk ka me energji dhe se duhet ta bleje ate urgjent. Pra blerje urgjente e “pa tender” duke shkaktuar humbje kolosale ne budgetin e shtetit. Por sigurisht qe nga ana tjeter digjen transformatoreve etj etj, perseri blerje pa tendera. Keto jane nje burim i madh i perdorimit pa kriter te fondeve te shtetit. Rrjedhimisht prodhimi shqiptar del me kosto te lart pasi energjia per ta bere te mundur kete prodhim eshte e shtrenjt. Ketu mund te sygjerojme investimin nga biznesi, kudo qe munden, ne panele djellore per te adresuar nevojat e tyre te energjise dhe te marrin sa me pak nga rrjeti kombetar i shperndarjes.

 

Nje fenome tjeter shume i rrezikshem eshte fakti qe e vetmja gje qe qeveria po e ben mire eshte krijimi i iluzionit se po qeverisin. Degjojme premtime rritje rroge, vetem pas 7 viteve ne pushtet. Rritja e rroges se mjekeve ( por bazuar ne rrogen bazen, pra nje kafe me shume) apo rritja e rroges se mesueseve te cileve pasi i shkurtuan oret “tashme te panevojshme”  sjell qe rritja, duke u llogaritur kjo diference, diku tek vlera e dy kafe ne treg. Apo teoria se vetem kjo qeveri po ndihmon te demtuarit nga termeti se kushdo tjeter nuk do ju kishte dhene asgje. Me pak fjale pushtetaret mendojne se po i bejne nder popullit jo sepse a kane per detyre. Perfundimisht kane shkaterruar konceptin e drejtimit te shtetit, pasi eshte kthyer ne nje manaxhim te nje prone private pa pasoja ligjore. Kjo do te ishte e denueshme ne cdo shtet perendimor. Prandaj Dhoma sygjeron gje te gjithe biznesve dhe individeve te bejne vete analizat e fakteve dhe te ofertave politike dhe mos te bien preh te manipulimeve apo premtimeve drite shkurtra qe po sjellin zbrasjen e Shqiperise dhe pasurimin e klases politike.

 

Perqendrimi tek puna dhe risite e reja qe mund ti pervetesoni me bashkepunimet nderkombetare do te sjellin suksesin e punes tuaj. Investoni vete ne rritjen profesionale te punojseve tuaj dhe komunitetit ku ju veproni. Investoni ne mbrojtjen e ambientit nepermjet reduktimit te energjise dhe mbetjeve dhe beni zgjedhje alternative. Veprimi juaj sot eshte e ardhmja me e mire neser per ju dhe femijet tuaj.

14 Tetor 2020

Lexo gjithashtu

Artikull nga Presidenti i Dhomes zoti Zenel Hoxha mbi situaten e krijuar ne Shqiperi

Albania’s future depends on giving a voice to those who have lost hope

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.