Tuesday , August 3 2021

Sygjerimet e Dhomës Britanike për daljen nga kriza. 8/8/2020

Dalje nga kriza ekonomiko-sociale? Dhoma Britanike ofron këto sygjerime:

Investoni sa më shumë shumë në

Bujqësi e Blektori

Vendi ka gati tre muaj që ka dale nga mbyllja, e përsëri ekonomia është ngadalsuar me disa sektorë që funksionojnë në 20% deri 30% të kapacitetit të tyre.

 

Ekspert të ndryshëm kanë ofruar opinionet dhe këshillat e tyre mbi daljen nga situate dhe rimëkëmbjen e shpejt të ekonomisë. E gjithë bota u ndesh me këtë situatë të pashembullt dhe rrjedhimisht të papërgatitur. E megjithatë një nga sektorët e ekonmisë nuk pushojë së punuari asnjë here – bujqësia.

 

Megjithëse kërkesa për produktet ushqimore ra gjatë pandemisë, krysisht për shkak se resorantet ishin mbyllur, përsëri furnizimi vazhdojë rregullisht. Pra fruta, perime e produktet blektorale u transportuan nga një cep i vendit në tjetrin. Ndërkohë që shumica e industrive u mbyllën apo reduktuan aktivitetin e tyre, bujqësia vazhdojë punën panvarsisht mungesës së mbështetjes financiare nga qeveria. Nuk ka patur as mbështetjen më të vogël në financim apo logistikë që produktet e fermerëve të mbërrijnë në destinacion.

 

Por cfarë duhet të bëhet që te arrihet potenciali për rendiment më të lart, punësim dhe të ardhura? Arsyeja përse duhet të përqëndrohemi më shumë në bujqësi e blektori është sepse kriza tregojë se ky sector ka gjithëmonë blerës të garantuar panvarsisht situates. Sygjerimet tona janë.

Organizimi I financimit të punojsëve të sektorit të bujqësisë.

Ne mendojme se dy të tretat e fermerëve shqiptarë janë “të pabesueshëm” nga ana e dhënies së financimi për ta. Fermerët shqiptarë mund të prodhojnë mjaftueeshëm për nevojat e vendit, në qoftë se ata do të mund të rrisnin prodhimn e tyre duke punesuar punojës. Këta punojës janë pikërisht ata që kanë mbtur papunë nga sektorëet e tjerë të goditur nga pandemia. Për këtë qëllim qeveria duhet të mendojë seriozisht për mbështetjen e bujqësisë duke paguar një pjesë të rrogës të këtzre punojsëve të rinj. Në fund të fundit duke patur të ardhura vetë punojësit do të shpenzojnë ato, dhe sigurisht që shpenzimi kryesor është për ushqim, pra do të shkojë mbrapsht tek fermeri.

 

Financimi i fermerëve

Situata e financimit të bujqësisë Shqiptare është në nivle shumë të ulta krahasimisht me rajonin e më gjerë. Dhoma Britanike, edhe një here përgjatë 15 viteve të fundit, sygjeron që të krijohet kuadri ligjor për themelimin e Bankës Bujqësore. Nërkohë duhen dhënë financim, me cfarëdo mekanizmi, fermerëve në mënyrë që ky sector të qëndrojë aktiv dhe të mundësojë punësime të reja. Shumë shpejt do të vërehet fuqi e lirë punojëse e cila natyrshëm do të kthjë sytë nga fermat. E vetmja mënyrë që ky kontigjent të gjejë vetëveten ne fshat, është mundësia e financimit të sektorit.

 

Reklamimi ndërkombëtar i Produkteve Shqiptare

Ka vite të tëra që qeveritë Shqiptare bëjnë sikur reklamojnë produktet tona nëpër botë. Kjo pandemi ofrojë mundësinë e futjes në treget ndërkombëtare të produkteve bujqësore nga vende të reja prodhuese, pra edhe nga Shqipëria. Europa, vende si Italia, Franca e Gjermani, u goditën shumë edhe ne bujqësi ndërsa Shqipëria nuk e ka ndjerë këtë ndikim në fshat. Prandaj ka më shumë mundësi që bujqësia Shqiptare të eci më shpejt dhe të plotësojë nevojat e tregut Europian. Që Shqipëria të arrijë të behet ekportues i rëndësishëm për Europën duhet punë në fushën e teknologjisë, ndritja në standartet ndërkombëtare të produkteve por edhe përpunimi i tyre. Sigurisht kjo nuk bëhet brenda një stine apo viti por njëkohësisht është investim që jep rezultatet shumë më të shpejt se cdo sector.

 

Të ndërtohet infrastruktura mbështetëse per zonat rurale

 

Konretisht mendohet se do të duhet 18 deri më 24 muaj që sektorë si Turizmi, resorante apo tregu i pronave te paluajtshme ti kthehen normalitetit. Ndërkohë fuqia puntore e vlefshme mund të përdoret më së miri në ri-ndërtimin e infrastrukturës së zonave rurale. Në qoftëse jemi serioz për rritjen e prodhimit bujqësor, atëhere duhet një infrastrukturë e mirë për fuqinë puntorëve dhe konkretisht prmirësimi i rrugëve për në qytetet më të afërta, permirësimi cilësor i shkollave dhe ambulanca. Rritja e nivelit të jetës në zonat rurale do të lehtësojë prodhimtarinë në bujqësi e blektori. Ndërkohë që investimet private kërkojnë kohë që të lëvrohen në kohëra të tilla, është investimi publik për infrastrukturën në zona rurale që do të mundësojë këto zhvillime.

 

Të krijohet balanca e duhur midis impaktit social, ekonomik dhe ambientalist me theks në mirëprëdorimin e rezervave të këtyre zonave.

Bujqësia është fokusi për këto zona, gjithashtu ne duhet të shohim edhe sektorë të tjerë si prodhimet me dorë apo SME e ndryshme në mënyrë që të kemi një rritje të gjithëanshme të zonës rurale. Kjo arrihet me një sërë mekanizmash ku më i rëndësishmi është mundësia e kreditimit, rindërtimi i zinxhiri të furnizimit brenda vendit me mekanizma nxitës dhe ashtu sikur e theksuam ngritjen e infrastrukturës të nevojshme rurale.

 

Këto janë disa nga masat të cilat do të krijojnë oportunitete, gjenerojnë të ardhura të qendrueshme dhe mbi të gjitha mundësojnë zhvillimin e kombit.

 

 

Lexo gjithashtu

Artikull nga Presidenti i Dhomes zoti Zenel Hoxha mbi situaten e krijuar ne Shqiperi

Albania’s future depends on giving a voice to those who have lost hope

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.