Tuesday , November 12 2019

Takim i përfaqësuesëve te Bashkive me Investitor Britanik, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Britani e Madhe

Dhoma Shqiptare Britanike e Tregtisë dhe Industrisë (ABCCI) sot, me 14 Nëntor,  organizoi në Tiranë takimin e parë mes investitorëve britanik dhe disa Bashkive të vendit. Në mesazhin e tij Presidenti Zenel Hoxha vlerësoi mundësinë që i krijohet pushtetit vendor për të lidhur marrëveshje direkte me disa prej emrave më të respektuar të biznesit britanik. Zoti Zenel Hoxha nënvizoi se:” Dhoma ndihet e realizuar që krijoi mundësinë që bashkitë t’i anashkalojnë burokracitë dhe të vendosin lidhje konkrete mbiznesin britanik. Financimi britanik i projekteve të tyre do t’i japin shtysë punësimit të të rinjve dhe komuniteteve, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së tyre”.

 

Drejtuesit e lartë të Bashkive të Shkodrës, Kukësit, Beratit, Sarandës, Tropojës, Pukës, Urës Vajgurore, Kuçovës parashtruan projektet e tyre prioritare. Ata u dorëzuan investitorëve britanik planet përkatese të fizibilitetit dhe propozimet e detajuara në fusha si turizmi malor, infrastruktura, urbanistika, bujqësia, transporti, nafta, agro industria, mbetjet urbane, ndërtimi i fabrikave etj.

 

Investitorët britanik përfaqesoheshin nga Zonja Chandni Ruparelia, me ekspertizë të gjerë në fushën e projekteve të energjisë dhe të pasurive të paluajtshme; Zoti Ravi Goonesena avokat korporate prej më shumë së 30 vjetësh dhe këshilltar i disa prej kompanive me autoritare britanike, institucioneve financiare e qeverive për investimet e huaja; si dhe Neil Budd i specializuar në energjine e rinovueshme, personalitet që ka këshilluar zhvillues në shumë vende në të gjitha fushat e ketij sektori dinamik. Ata u ftuan nga Dhoma Shqiptare Britanike nën ombrellën e firmës autoritare Shakespeare Martineau, ndër më të rëndësishmet në Britani per investime jashtë vendit; me një turnover mbi 100 milionë euro në vit. Ata u shprehën pozitivisht per investime në disa sektor. Njëri prej tyre Z. Ravi Goonesena tha:” Ndihemi optimist, pasi disa projekte të propozuara sot nga Bashkitë, edhe pse kanë nevojë për konkretizime të mëtejshme dhe njohje të terrenit, përkojnë me interesat e bizneseve britanike që perfaqësojm. Ne do të kthehemi shpejt për nënshkrimin e marrëveshjeve”.

 

Të gjithë të pranishmit, vlerësuan përpjekjet dhe angazhimin serioz dhe profesional të Dhomës dhe Presidentit të saj, që krijoi mundësinë e parë, qysh prej vendosjes së pluralizmit, për fillimin e bashkëpunimit direkt mes Bashkive dhe investitorëve britanik.

Lexo gjithashtu

Gjithecka mbi ilacet, takim ne Angli me 6-7 Tetor 2019

Per te gjithe profesionistet e fushes se farmaceutikes dhe mjeksise,       Ky aktivitet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.