Parku me i madh i energjise diellore ne Ballkan, shprese per Shqiperine!
Shpallet kompania fituese e ankandit ndërkombëtar që do të ndërtojë Parkun Voltaik të Karavastasë, një nga më të mëdhenjtë në rajon.
Çmimi i ofruar nga kompania franceze “Voltalia” ishte 24,89 euro për megavat.
Kjo do të sjellë çeljen e rrugës për të ardhmen e sektorit energjetik në vend.
Një investim i tillë pritet që të mbulojë me energji elektrike më shumë se 45% të nevojave te Shqipërisë dhe do të ketë një ndikim direkt në rritjen e sigurisë energjetike dhe diversifikimin e burimeve të energjisë.
Parku voltaik do të sjellë gjithashtu shumë benefite për ekonominë shqiptare. Investimi ne energjine e rinovushme sjell zhvillim të vendit dhe rrit me shpejtësi dëshirën për inovacion. Në vitet e ardhshme shumë biznese do të përqafojnë energjinë e rinovushme dhe në një moment të dytë, energjia elektrike e prodhuar nga hidrocentralet mund të kthehet në një alternativë ndihmuese.
Shumë vende si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Danimarka, Afrika e Jugut etj po transformohen dita ditës në vende ku mbështeten vetëm nga energjia e rinovueshme.
I urojmë suksese kompanisë franceze Voltalia për këtë investim të mrekullueshëm!