Të nderuar anëtarë dhe miq të Dhomës,
Në emër të Dhomës ju urojmë një vit të ri sa më të mbarë dhe shpresojmë se 2021 do të sjell shëndet dhe prosperitet.
Kam kënaqesinë që këtë komunikim të parë për 2021 ta filloj me vargjet e shkrimtarit të famshëm Robert Frost që shqipërohen:
“Perpara meje shtegu i pyllit ndahej në dy, dhe une- mora atë më pak të shkelur”
Në jetë ka shume gjëra që ne i bëjmë sepse ashtu jemi mësuar dhe dimë. Por gjithashtu ka shumë mundësi të cilat ne i hasim dhe me guxim apo imagjinatë, po ti ndjekim, mund te na hapin shumë oportunitete që vetëm disa i kanë marrë. 2020 provojë se shumë nga bizneset duhet të merrnin rruge të reja, investim apo ndryshime të panjohura mire me parë. Dhe shume prej tyre dolen me sukses duke gjetur hapsira të panjohura më parë për produktet dhe shërbimet e tyre.
Në mbështetje të këtyre ndryshimeve ABCCI do të mbajë një seri webinar trainuese, falas për anëtarët por edhe aktivitete me partnerët tanë. Listën e gjeni tek faqja e aktiviteteve, për më shumë informacion.
Gjithashtu dalja e UK nga EU ka krijuar një sërë oportunitetesh për kompani të cilat deshirojnë të bashkëpunojnë me ato britanike. Inkurajojmë kompanitë shqiptare të hedhin hapin e parë dhe të marketojnë veten e tyre në tregun britanik.
Ne emer te ekipit te Dhomes, dhe emrin tim, ju urojme nje vit te mbare.
Zenel Hoxha
18 Janar 2021
Merrni pjese ne sondazhin per pershtatjen e biznesit tuaj ne realitetin e ri.