A2 -CNN Affiliate Stacion Televiziv zhvilloje ne daten 1 korrik 2020 nje debat televiziv me disa perfaqesues te botes se biznesit. Zoti Hoxha u ftua per te percuar opinionet e Dhomes se Tregtise Britanike dhe investitoreve te huaj. Tema e takimit ishte – Politikat e nxitjes se Investimeve te huaja.
Ne pranteze situatat per investimet është rënduar ndjeshëm dhe kjo nuk lidhet me situatën e krijuar nga pandemia. Një situatë e tillë nuk është negative vetëm për bizneset që operojnë në vend, por është thelbësore dhe për nxitjen e investitorëve të huaj. Ata zënë një hapsirë të rëndësishme në ekonominë e Shqipërisë rreth 7.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nga shtyllat kryesore për rritjen e ekonomisë vitet e fundit . Shqipëria ka numrin më të madh të investimeve të huaja, krahasuar me rajonin por vendi çalon në investimet cilësore dhe afatgjata për shkak të problemeve me korrupsionin, mungesën e transparencës dhe kapaciteteve jo të përshtatshme administrative. Kjo shpjegon faktin përse në fushat si bujqësia, industria përpunuese, turizmi dhe transporti kanë qenë thuajse inekzistente dhe kompanitë e huaj që kanë investuar në vend por jane prezente aot qe kanë shfrytëzuar burimet natyrore si nafta, energjia që kanë gjeneruar shumë pak vende pune pas mbarimit të projektit.
- Zenel Hoxha shprehet se për sa kohë transparenca nga ana e qeverisë shqiptare nuk do të jetë në nivelet e një vendi demokratik, investitorët e huaj ose shqiptarë që jetojnë jashtë-vendit do ta gjejnë veten në një udhëkryq dhe të pamundur të investojnë në vendin tonë.
Nga të gjitha raportet ndërkombëtare, problemi kryesor mbetet klima e biznesit që vendi ynë po kalon, duke zbritur 23 vende në renditje nga Transparency International për shkak të korrupisionit në vetëm 3 vitet e fundit.
Shqipëria gjithmonë ka mbetur tërheqëse për investitorët e huaj sidomos britanikë për turizmin, energjisë së rinovueshme etj me kërkesa konkrete por sic shprehet Z. Hoxha – ‘’ Akoma është e vështirë që një investitor të ndjekë hapat duhet filluar nga pika A tek ZH -ja siç është Maqedonia, ku burokracia është thuajse zero për investorët e huaj, ndryshe nga Shqipëria. Duhet të shtoj se vendi ynë e ka të nevojshme praninë të investitoreve të huajve aq të rëndësishme sa ajri.’’
Sipas intervistës së kryer në Kanalin A2 CNN, Presidenti i Dhomës Britanike mbyll deklaratën e tij me pikën kryesore që vendi ynë duhet të përmisojë në mënyrë urgjente. ‘’Transparenca – shprehet Z.Hoxha – për të gjithë investitorët e huaj, si shembulli i konferencës më të fundit të Afrikës së Jugut ku u prezantuan projektet me planin e vizibilitetit dhe të gjitha licensat e përgatitura. Shqipëria ndodhet pikërisht në nivelin më të ulët të ekonomisë për shkak të planeve afatshkurtra dhe ekonomisë të konsumit. Sygjerimi ynë është që qeveria shqiptare duhet të evidentojë kompanitë që e kanë kaluar me sukses situatën e pandemisë dhe mbështjetja e bizneseve start-up dhe inovatore për të nxitur punësimin në vend.’’